Gjesti prekës/ Gjyshet dhe gjyshërit në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhurojnë kursimet për të prekurit nga tërmeti

Gjesti prekës/ Gjyshet dhe gjyshërit në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë dhurojnë kursimet për të prekurit nga tërmeti

TIRANE- 50 të moshuar janë banorë të Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë kanë mbledhur nga kursimet e tyre dhe së bashku kanë dhuruar për banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit. Gjesti i tyre fisnik u vlerësua nga Ministrja Manastirliu, e cila kaloi mëngjesin e sotëm me të moshuarit që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë.

“Kam ardhur personalisht jo vetëm për t’ju uruar për festat e fundvitit por edhe për t’ju falenderuar pa masë për gjestin fisnik që keni bërë, për dhurimin nga kursimet tuaja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit”, tha Manastirliu.

Duke vlerësuar gjestin e gjyshërve të vetmuar që jetojnë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, Manastirliu tha: “Fisnikëria dhe dhemshuria janë tipare që i karakterizojnë gjyshërit tanë ndaj dhe u jemi gjithmonë mirënjohës për vlerat që na kanë transmetuar”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë gjatë këtij viti është investuar për ndërtimin e një qendre të re multifunksionale në Palasë, e cila shërben si shtëpi pushimi për moshën e tretë dhe grupet në nevojë si dhe ka përfunduar rikonstuksioni i plotë i Shtëpisë së të Moshuarve në Shkodër.

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguroi se do të vijojë mbështetja për moshën e tretë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë

Macron paralajmëroi për trupa franceze në Ukrainë/ Tajani: Nuk jemi në luftë me Rusinë