GJIROKASTER-Një automjet tip “Benz” me drejtues një 65-vjeçar ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka rënë në përrua, në qytetin e Gjirokastrës.
 
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jorgucat, ku si pasoje e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit.
 
Ai është dërguar menjëherë për në spital, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com