GJIROKASTËR - Igli Kokalari kandidati i djathtë për Gjirokastrën në takimin e radhës në lagjen Granicë u shpreh se në programin e tij ulja e papunësisë dhe nxitja e punësimit për të rinjtë, është primare.
I gjendur mes shumë të rinjsh, Kokalari u bëri thirrje që të shohin të ardhmen pranë “Aleancës për punë dhe dinjitet”.
 
Kokalari i shoqëruar edhe nga Tritan Shehu gjatë bashkëbisedimit në këtë zonë premtoi projekte të tjera jo vetëm për këtë lagje, por në të gjithë zonën.
 
Së fundi kandidati demokrat veçoi se fushata e tij është modeste sepse jetojmë me hallet e problemet e banorëve, ndryshe nga absurditetit i fushatave të bujshme të të majtëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)