GJIROKASTËR-I ofron ryshfet punonjësit të policisë, arrestohet 46-vjeçari.
 
Petraq Bregaj, banues në Vlorë, Kakavijë është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore në rrugën nacionale Gjirokastër për kontrollin e dokumentacionit të mjetit.
 
Në momentin e ndalimit Bregaj i ka ofruar një prerje 500 lekë punonjësit të policisë pasi edhe pse nuk kishte licencë për TAXI transportonte pasagjerë me mjetin e tij.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com