Kur ka përfunduar afati për regjistrimin vullnetar, në Gjirokaster nje numër teper i vogel i njësive akomoduese jane regjistruar me NIPT në Qendrën Kombëtare të Biznesit.Sipas drejtorit të tatimeve ne Bashkine Gjirokaster së shpejti do te nderhyhet për të formalizuar këtë sektor informal.
“Në terren do të bëjmë verifikimet përkatëse sidomos për ato biznese të zonës muzeale që jane të paregjistuar në QKB”, tha Asim Peta, drejtor i Tatimeve, Gjirokastër.
Për administratorët e hoteleve, rregjistrimi i apartamente apo shtëpive që deri më sot kanë punuar në “të zezë” do të çoje në konkurencë të ndershme.
Piro Dhima administrator hoteli: “Formalizimi është gjë shumë e mirë. Do të bëjë që konkurenca të jetë e barabartë dhe të mos ketë abuzime të çmimeve”.
Nëse pronat që jepen me qira në Booking apo AirBnb nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe nuk janë regjistruar si subjekte të TVSH-së do të kenë 20% TVSH shtesë. Kjo taksë do të mbahet nga platformat për të gjitha bizneset informale.
“Platfromat online do të mbajnë nga ata që nuk deklarojnë NIPT-in, do të mbajnë 20 për qind mbi çmimin e deklaruar nga klienti”, shtoi Dhima.
Sektori i hotelerisë dhe turizmit në Gjirokaster është zhvilluar ndjeshëm, por ende strukturat shteterore nuk kanë një database të saktë për numrin e tyre, kjo sepse shumica e pronarëve të banesave karakteristike kanë punuar për shumë vite në mënyrë informale.
M.Q./B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
53.4%
-
Ministrisë
43.3%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 307
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Gjirokastër/ Homazhe për Kadare në qytetin e lindjes! Ceremoni përkujtimore dhe në Korçë e Elbasan
3 Korrik, 12:40
-
Gjirokastër/ Përplasen dy makina me njëra tjetrën, 4 të lënduar
2 Korrik, 22:46
-
Organizoi trafikun e 7 emigrantëve që vdiqën në aksidentin tragjik të Këlcyrës, arrestohet 24-vjeçari! Tentoi t’i ikë policisë me motor
2 Korrik, 10:09
-
Humbja e Kadares pritet me trishtim në Gjirokastër, Shtëpia Muze e tij vijon të vizitohet nga turistët vendas e të huaj
1 Korrik, 16:18
-
Media italiane ‘Paesi Online’: Shqipëria, destinacioni i përsosur për pushime verore
1 Korrik, 08:15
-
Prodhimi i rakisë në mënyrë artizanale, organizohet për herë të parë festa në Gjirokastër! Jo vetëm burrat por edhe gratë ziejnë pijen tradicionale
30 Qershor, 17:04
-
Aksident në aksin Gjirokastër-Kakavijë! Makina e policisë përplaset me ‘Audin’, 3 të plagosur mes tyre 2 efektivë
29 Qershor, 16:21
-
Gjirokastër/ Transportoi 2 emigrantë pakistanez drejt Kakavijës kundrejt përfitimit, në pranga 43 vjeçari
29 Qershor, 11:11
-
Zjarr në Lazarat, rrezikohen banesat! Flakët favorizohen nga era (VIDEO)
28 Qershor, 16:45
-
Digjet prej dy ditësh fusha e mbetjeve në Përmet, banorët: Zjarrin e vendos bashkia! Na mbyti tymi!
27 Qershor, 14:27
-
I vuri zjarrin fushës së mbetjeve në Përmet, në hetim 52 vjeçari
27 Qershor, 12:27
-
Mbetën të bllokuar në fshatin Pavar të Përmetit, policia i vjen në ndihmë dy turistëve francezë
27 Qershor, 10:10
Të rregjistrohet Airbnb që bën fitime gjithashtu
PërgjigjuNëse pronat që jepen me qira në Booking apo AirBnb nuk kanë deklaruar NIPT-in dhe nuk janë regjistruar si subjekte të TVSH-së do të kenë 20% TVSH. Kjo taksë do të mbahet nga platformat për të gjitha bizneset informale. 20% TVSh mbi tarifen e platformave Booking apo AirBnb dhe jo të çmimit të hotelit, dizinformues injorantë.
PërgjigjuPo rri, mos i trego te gjitha.