GJKKO i ankohet Dumanit dhe Hjanajt: Agjenti i BKH-së nuk zbatoi urdhrin tonë! Prokurori: S'kishte mjete mbështetëse të vepronte

GJKKO i ankohet Dumanit dhe Hjanajt: Agjenti i BKH-së nuk zbatoi urdhrin tonë! Prokurori: S'kishte mjete mbështetëse të vepronte

Aida Hajnaj dhe Altin Dumani

Gjykata e Posaçme i drejtohet kreut të SPAK Altin Dumanit dhe asaj të BKH-së Aida Hajnaj, për mosekzekutimin e urdhrit të saj, nga një agjent i BKH-së, i cili ishte urdhëruar të sillte dy dëshmitarë në GJKKO për vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Rigers Runajt. Sipas togave të zeza, agjenti Saimir Çuka, nuk është paraqitur vetë në Elbasan, në adresat përkatëse ku jetojnë dëshmitarët, por ia ka kërkuar këtë drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit.

Gjyqtarja kryesuese Etleva Deda kërkoi sqarim nga prokurori Behar Dibra, në lidhje me mos zbatimit të urdhrit të gjykatës, ndërsa ky i fundit, argumentoi se agjentët e BKH-së në disa raste e kanë të pamundur të veprojnë për shkak të mungesës së shërbimeve mbështetëse.

Gjykata njoftoi vënien në dijeni të titullarëve të institucioneve në lidhje me këtë procedurë. Në këto kushte Gjykata ka vijuar me provat shkresore. Në proces përveç dëshmitarëve, njëri prej të cilëve (Endri Karaj), në bazë të sistemit TIMS rezulton jashtë vendit, munguan edhe të pandehurit Xhuliano Hoxha e Euglent Halili, të cilët u përfaqësuan nga avokatët. Pak ditë më parë në të njëjtin proces, deklaroi para gjykatës se do të jepte sqarime në një moment të dytë në lidhje me dy vrasjet.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/04/2023 01:15

    /Italja.../,ne e kuptojme,po ti e kupton qe keta vertet i zgjodhi Amerika,por akoma shqipo jane dhe me mendesi shqipoje veprojne.Jepu kohe,se nuk jane mesuar ende me keto metoda te reja pune e me mendesine e re qe kerkon detyra./PIU/ eshte me realist ne komentin e tij.

    Përgjigju
  • Piu: 04/04/2023 11:56

    Nuk ja ka mbajtur vëra! Pagën e mirë të gjithë e duan, por kur vjen puna të zbatosh ligjin...të djeg prapanica nga frika!

    Përgjigju
  • Italja si moter: 04/04/2023 11:51

    A e kuptoni cfar drejtesie merda eshte ?Keta jane te zgjedhurit e amerikes ,partneres me gishtin nga mbrapa ,ae kuptoni o njerez se cfar kerkohet ? Ne nuk jemi koloni e amerikaneve por shtet sovran .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë