GJKKO la sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe pezullimin nga detyra për ish-drejtuesen e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Avokati Ermal Hamataj, i ftuar sot në ‘Studio Live’ nën moderimin e Ermal Qorit tha se priste një masë më të rëndë se ajo ‘arrest në shtëpi’.
“Unë mendoja se masa do të ishte më e rëndë, për mua nuk ishte e pritshme. Një masë më e rëndë do të dukeshim më seriozë në sytë e partnerëve, mos të harrojmë se jemi vend i NATO-s. Mund të jetë edhe një formë e zgjedhur e SPAK, sepse ndonjëherë është më mirë që për të thithur sa më shumë informacion objektin është më mirë ta lësh të qarkullojë sesa ta izolojë. Problemi është imazhi, ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të futet në BE. Është hera e dytë që pa dashje që ai kë gati info për policinë, këto janë sjellje të një agjenti, të njeriu që bashkëpunon por për interesat e veta ekonomike”, tha Hamataj.
Hamataj tha se në këtë institucion mund të grumbullohen edhe informacione që mund të konsiderohen të panevojshme, megjithatë askush nuk të thotë që e ke bërë punën gabim.
"Kreu i SHISH jep llogari për punën e tij duke i servirur informacione institucioneve ligjzbatuese si policisë, kryeministrisë dhe presidentit te Republikës. Ligji i SHISH i jep mundësinë që ata janë brenda asaj godine të heqin dhe të shtojnë ç'të duan brenda atij institucioni. Wshtë një institucion atipik, nuk është institucion që funksion me një lloj protokolli. Aty grumbullohen informacione, aty mund të ketë edhe info të panveojshëm dhe nuk të thotë askush që e ke bërë punën gabim. Drejtuesi i SHISH mund të dijë çdo gjë për ne, por është e ndaluar me ligj që të përdoren, tha ai.







Komente
Komento