GJKKO pranon kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar

GJKKO pranon kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar

Adriatik Llalla

GJKKO pranon kërkesën e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për gjykim të shkurtuar.

Me kërkesë të prokurorit të SPAK, seanca është shtyrë për më 19 mars për paraqitur konkluzionet përfundimtare. Llalla është marrë i pandehur për akuzën e fshehjes së pasurisë.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në finale ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, GJKKO vendosi sekuestrimin e 5 pasurive të paluajtshme të ish-kryeprokurorit. Vendimi u mor pas një kërkese të Prokurorisë së Posaçme, e cila po heton ish-kryeprokurorin për ligjshmërinë e pasurisë, në kuadër të ligjit anti-mafia.

Gjykata Speciale ka sekuestruar një apartament banimi në Durrës me sipërfaqe 67.2 m2, tokë arë me sipërfaqe 4.5 mijë m2, tokë arë me sipërfaqe 12 mijë m2 në Tiranë, tokë arë me sipërfaqe 3 mijë m2 në Tiranë si dhe një tjetër tokë arë, me sipërfaqe 2.2 mijë m2 ndodhur në Tiranë, që të gjithë në pronësi të Adriatik Llallës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës