Në Shqipëri janë në duar të njerëzve 100 mijë armë gjahu, nga të cilat vetëm 10 mijë janë në duar të gjahtarëve profesionistë, që i kanë deklaruar dhe regjistruar ato për qëllimin që kanë: pra për gjah. 90 mijë armët e tjera kanë shqetësuar Komisionin e Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë, i cili ka diskutuar këtë problem, edhe pse vetëm një vit më parë, më 1 Mars 2010 është aprovuar ligji "Për gjuetinë".
Propozimi në komision, për disa shtesa e ndryshime në Ligjin për Gjuetinë, është bërë nga deputeti i Partisë Demokratike të Vlorës, Kreshnik Çipi, shqetësimi i të cilit është konsideruar serioz si nga deputetët e partisë së tij, ashtu dhe nga deputetët e opozitës. Sipas procesverbaleve të Kuvendit, anëtarët e këtij komisionit, Paulin Sterkaj, Osman Metalla, Ben Blushi, Gazmend Oketa, e kanë parë të arsyeshëm ndryshimin, por kanë kërkuar gjithëpërfshirje në debat dhe të shoqatave dhe ambjentalistëve, edhe pse vetëm një vit pas aprovimit të ligjit. Pajisja me armë gjahu, duke kaluar përmes shoqatava apo federatave të gjahut, do të çonte në mbajtjen në kontroll të situatës për 90 mijë armët e tjera.
JA NJE PJESE E DEBATIT NE KOMISION
BEN BLUSHI - Pyetja ime është: pse duhet të jesh detyrimisht anëtar i një shoqate për të pasur të drejtën e gjuetisë? Unë e di që të jesh futbollist duhet të jesh patjetër i federuar në një klub, por nuk mund të jesh gjuetar i pavarur? Çfarë standardi ndërkombëtar ka këtu?
LEONARD DEMI - Zoti Blushi, ne nuk e dimë me detaje këtë punë, sepse nuk jemi gjuetarë, por ka qëndrime që mbështesin qenien në shoqata.
ILIR GJONI - Kjo që thotë zoti Blushi është e rëndësishme, sepse, aktualisht, çdo shtetas ka të drejtën që në çdo dyqan apo qendër që tregton armë gjahu, ta blejë një të tillë, ta regjistrojë atë në polici dhe pastaj të dalë jashtë çdo lloj kontrolli. Qëllimi mund të jetë për armë gjahu, por ne jemi të ndërgjegjshëm që armët e gjahut janë shumë të fuqishme, ndoshta edhe më të fuqishme sesa armët e lehta, si pistoleta e të tjera. Kjo krijon probleme edhe për sigurinë dhe rendin publik. Organizimi në shoqata gjuetarësh dhe edukimi
për një gjueti të kontrolluar përmes gjuetarëve është i domosdoshëm, sepse ata nuk janë vrastarë në vetvete, por janë edhe mbrojtës të florës mdhe të faunës. Megjithatë, unë përsëri i qëndroj faktit që i gjithë legjislacioni për sa u përket këtyre çështjeve duhet rishqyrtuar. Unë propozoj një moratorium, për sa i përket gjuetisë për një periudhë të caktuar kohore, sepse jemi të ndërgjegjshëm që flora dhe fauna jonë po shkatërrohen e po masakrohen
në mënyrë të jashtëzakonshme. Do të vijë një moment kur ne do të ndodhemi përpara një situate katastrofike, e cila do të reflektohet edhe në ekonominë e vendit. (…)
ARDIAN TURKU - Ky projektligj është shumë i rëndësishëm në të gjitha
elementet, por problemi më i rëndësishëm për këtë komision është ai që ngriti zoti Gjoni, për pajisjen me armë gjahu. Në mos gaboj, shifra e njerëzve të pajisur me armë zjarri është diku mbi 100 mijë, ndërkohë që të organizuar në shoqatat e gjuetarëve, janë rreth 90 mijë. Pra, na rezulton që shumica prej tyre nxjerrin leje vetëm për të pasur një armë në shtëpi. Këtë problem nuk mund ta zgjidhë ligji "Për gjuetinë". mPrandaj, organizimi apo anëtarësimi në një shoqatë të gjuetarëve, nga njëra anë, dhe nënshtrimi ndaj të gjitha rregullave që parashikon ligji "Për gjuetinë", nga ana tjetër, janë elementet kryesore që duhet të mënjanojnë pjesën e 90 %-it që regjistrohen si gjahtarë, të cilët marrin armën dhe nuk e përdorin për gjah, por për gjëra të tjera.
PAULIN STERKAJ (PS) - Unë mendoj që ne si Komision i Sigurisë nuk jemi këtu për të rregulluar sistemin e gjuetisë, por jemi për të rregulluar
sistemin e sigurisë kombëtare. Këtu del që ka 100 mijë armë gjahu në duart e shqiptarëve. Nga këto 10 mijë armë janë të regjistruara dhe 90 mijë të tjera janë të paregjistruara në shoqata. Unë mendoj që ne si Komision i Sigurisë duhet ta vëmë theksin jo për të rregulluar problemin e gjuetisë, sesa për të rregulluar problemin e sigurisë. Janë shumë 90 mijë armë, të cilave nuk u dihet destinacioni. Ata kanë pretekstin se janë gjuetarë, por mund të jenë gjahtarë të problemeve të tjera. Sipas informacioneve që kemi, ka disa shoqata të miratuara dhe një federatë të miratuar ku gjuetia futet në fushën e sportit. Ashtu si të gjitha sportet e tjera, këto shoqata mund
të kenë edhe dy federata, sepse këto nuk ndalohen me ligj. Këto shoqata, si sportet e tjera, duhet të ingranohen në federata, me qëllim që të bëhet më mirë kontrolli dhe disiplinimi, qoftë i përdorimit të armës, mqoftë edhe i shfrytëzimit të gjuetisë, sepse gjuetia ka disa kushte dhe norma. Unë e kuptoj që 100 mijë armë gjahu bëjnë një ushtri.
GJOKË ULDEDAJ - Unë kisha një sqarim. Nisma ligjore e zotit Çipi ka lidhje me krijimin e një federate gjuetarësh. Federata e Gjahut, si shoqatë sportive që tha zoti Sterkaj, është tjetër dhe kjo është diçka tjetër, se pastaj krijohen probleme. (…)
PAULIN STERKAJ - Zoti Uldedaj, ti je marrë pak me gjueti, ka gjueti shpendi, lepujsh, dhelprash dhe gjueti njerëzish. Këtu bëhet fjalë që shoqatat të mund të bashkohen sipas interesit të fushës që kanë. Por nuk do të ishte keq që shoqatat ta kenë si detyrim, me ligj, që të inkuadrohen në një federatë, sepse është shumë më e lehtë për Qeverinë t'i kontrollojë.
LEONARD DEMI - Zoti Oketa, urdhëroni!
GAZMEND OKETA - Unë do të përpiqem të qëndroj brenda elementeve të sigurisë. Ndoshta do të huazoja krahasimin që përdori kolegu Blushi, kur bëri pyetjen lidhur me nenin 4. Në fakt, kur dëgjon shifrat 100 mijë armë dhe që 10 mijë prej tyre janë në përdorim të përditshëm, mund të bëjmë një ndarje: 10 mijë mund t'i quajmë gjahtarë profesionistë, kurse këta të tjerët t'i konsiderojmë 90 mijë amatorë. Gjithsesi, kur dëgjon një shifër të tillë të krijohet shqetësimi lidhur me çështjen e sigurisë, nëse këto armë mund të përdoren për qëllime të tjera, por ne nuk kemi pse të hamendësojmë, sepse kemi statistika lidhur me krimin në Shqipëri. Para dy javëshne kishim në komision ministrin e Brendshëm dhe ne duhet t'u referohemi këtyre statistikave. Në rast se ka një numër të madh krimesh, të cilat janë kryer me armë gjahu, atëherë ne si Komision i Sigurisë, nëmënyrë urgjente, duhet të ndërhyjmëdhe të japim rekomandimetpërkatëse. Në rast se shifrat janë tepër të ulëta, nëse janë raste sporadike, aksidentale ose për vetëmbrojtje brenda banesës, atëherë mendoj se kjo shifër nuk përbënshqetësim për çështjet e sigurisë kombëtare. Jam dakord me propozimin për ta shtyrë.
Komisioni i Sigurisë e shtyu diskutimin për ndryshime në Ligjin për Gjuetinë, duke i lënë përgjegjësinë dhe kohën Ministrisë së Mjedisit për të përgatitur legjislacionin që do të rregullojë Ligjin për Gjuetinë. Duhet shpresuar që ligjëvënësit të gjejnë një zgjidhje për regjistrimin dhe mbajtjen nën kontroll të 90 mijë armëve të tjera që janë në qarkullim aktualisht të paregjistruara e të palokalizuara nga Shteti.
/Shqiptarja.com