Gjykata e Lartë prishi këtë të enjte vendimin për sekuestrimin e pasurive të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj dhe e riktheu çështjen për rigjykim në Apelin e Posaçëm, me një tjetër trup gjykues. Vendimi është dhënë sot nga gjyqtari Gent Shala, i cili ka rrëzuar vendimin e mëparshëm të dhënë më 14 qershor të vitit 2025.
SPAK e akuzon ish-zv.kryeministrin Ahmetaj, në arrati që prej verës 2023, për korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash në 5 raste në bashkëpunim dhe fshehje apo mosdeklarim pasurie në 15 raste.
Mes pasurive te padeklaruara nga Ahmetaj, SPAK ka renditur edhe shumën prej 93 500 euro të shpenzuara në një kazino në Maltë në vitin 2019, shpenzim ky i padeklaruar në ILDKPI atë vit.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











Si shpjegohet qe Ahmetaj eshte ne kerkim nderkombetar dhe rron i qete e i patrazuar ne Zvicer, prej nga jep edhe intervista televizive? Kush e mbron e per ç’aresye?
Përgjigju