GJKKO firmos kërkesën, SPAK i dorëzon policisë urdhër-arrestin për Arben Ahmetajn! Ish-ministri pritet të shpallet në kërkim ndërkombëtar

TIRANË- Policia e shtetit ka nisur kërkimet për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj. Shpërndarja e urdhër arrestit në strukturat e policisë erdhi pasi Gjykata e shkallës së parë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest në burg në mungesë për ish-zyrtarin e lartë. Pavarësisht pretendimeve të avokatit të Ahmetajt, se klienti i tij ndodhet në Angli, strukturat e policisë mësohet se po kërkojnë brenda vendit për ekzekutimin e masës së vendosur në mungesë nga gjykata. Krahas kërkesës drejtuar gjykatës për masën me burg, SPAK mësohet se i kishte kërkuar policisë paraprakisht informacion për vendndodhjen e Arben Ahmetajt.

Sipas ligjit, Ahmetaj kërkohet brenda Shqipërisë përgjatë tri javëve dhe nëse nuk gjendet në këtë periudhë, policia më pas ia përcjell dosjen Interpolit për ta shpallur në kërkim, ndërkombëtar. Akuzat që rëndojnë mbi ish-zyrtarin e lartë janë korrupsioni në gjashtë raste, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe fshehja e mosdeklarimi i pasurisë në rastet e dy vilave në Palsë dhe Hamallaj, katër apartamenteve në Tiranë në zonën e Shallvareve dhe në Selitë dhe disa llogarive bankare.

Më 13 korrik 2023, Parlamenti miratoi me 117 vota pro, kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Arben Ahmetajt dhe kontrollin e banesës së tij. Në datat 15, 16 dhe 17 korrik, prokuroria iu drejtua gjykatës me tri kërkesa, për firmosjen e urdhër arrestit, kryerjen e kontrolleve në 7 banesa dhe sekuestrimin e 6 pasurive në emër t ëish-zv.kryeministrit, ish gruas së tij Albina Mançka dhe bashkëjetueses Erjola Hoxha. Sipas SPAK, Ahmetaj akuzohet se ka përfituar shumën prej prej 170 480 euro në vitet në vitin 2016 dhe 2017, përmes një "shitje" të dy apartamenteve me sip 124.15 m2 dhe me sip 148.8 m2 në Selitë. vlerë kjo e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri nëpërmjet shtetasve Andi Boni dhe Helidon Begaj. Një tjetër përfitim i Ahmetajt, sipas SPAK, ka qenë trualli 521.13 m2 dhe ndërtesa 98 m2 Vila Saphire, në Hamallaj, e përfituar ne vitin 2017, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri.

 Ahmetaj sipas SPAK, ka përfituar 130 mijë eiro në vitin 2017 dhe 2018, duke mbuluar burimin përkundrejt një "shitje" të një apartamenti me sip 178.68 m2 dhe një garazhi në Selitë, vlerë e paguar në mënyrë të tërthortë nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, dhe subjekti tregtar "Integrated Technology Services". Ish.zv kryeministri akuzohet edhe për shumën 140 mijë euro të përfituar në vitin 2018, për një apartamentin 178.68 m2 dhe garazhdin, në Selitë. Në listën e akuzave, SPAK rendit edhe shumën 34 422 euro të përfituar nga Ahmetaj ne formen e shpenzimeve per pagesa hotelesh apo udhëtimesh, përgjatë periudhës 2013 — 2017, të kryera drejtëpërdrejt nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, për shtetasin Arben Ahmetaj apo të afërm të tij.

Prokuroria thekson se një tjetër shumë, prej mbi 2 milionë lekë, është përfituar nga Ahmetaj në formën e pagesave të kryera ndaj subjekteve tregtare të ndryshme, nga shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, nëpërmjet shoqërisë “Integrated Technology Services" për invesimin e kryer në pasurinë me sipërfaqe 167 m2, në rrugën Reshit Çollaku, në pronësi të ish-zv. Kryeministrit tashmë në kërkim. Sipas prokurorisë, këto përfitime kanë ardhur si pasojë e inicimit dhe mbështetjes që Ahmetaj u ka dhënë procedurave për përfitimin e incineratorit të Fierit dhe Elbasanit nga biznesmenët që rezultojnë të njohur të tij.

Me kërkesë të SPAK dhe vendim të gjykatës më 18 korrik BKH kontrolloi 7 banesa në Tiranë dhe Durrës në pronësi të Ahmetajt dhe personave të afërt ku gjeti dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Po atë ditë, u zbatua masa e sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Akuzat për ish ministrin:

  • “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive”
  • “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, kryer 6 herë
  • “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një here

Byroja Kombëtare e Hetimit kontrolloi 7 banesat e dyshuara në pronësi të Arben Ahmetajt, ish gruas së tij Albina Mançka dhe partneres aktuale Erjola Hoxha në Tiranë dhe në Hamallaj. Gjatë kontrolleve u gjetën prova me vlerë të cilët pritet të shërbejnë në hetime. SPAK vuri në sekuestro preventive 6 pasuri të tjera, 4 prej të cilave apartamente dhe 2 llogari bankare ne emër të Ahmetaj

SPAK kërkoi arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë.

    G.MO/S.G/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    Komente

    • Ermal Dhoska: 21/07/2023 17:33

      Pasi mbushi adminastraten tatimore dhe doganore me militante partiak injorante te paafte maskarenj dhe spiuna pasi vodhi leket e rindertimit te termetit iku si mi arrash.ptuuu fare e keqe

      Përgjigju
    • Rama shporru: 21/07/2023 07:49

      Poshtersi e orkestruar nga Rama. Imagjino kur i thone Zogut tradhetar.

      Përgjigju
    • Hasan Pordha: 20/07/2023 23:01

      Duhet kuarteti Rama Veliaj Llala Ahmetaj tek 313 ta

      Përgjigju
    • Zari: 20/07/2023 22:51

      Tigri goni leket e iku, kta bojn gam gam kot. Tani rrujini toçin tigrit, se leket i ka me thase ne londer e bermuda.

      Përgjigju
    • joni: 20/07/2023 22:38

      Personi i pare qe duhet arrestuar eshte erion veliaj qe vazhdon dhe i paguan mertirit dhe zotos parate e taksave tona per nje djeges qe nuk djeg i dyti qe duhet arrestuar eshte edi rama, sepse do ishte kulmi naivitetit per kedo nga ne populli, te mendoje qe i gjati nuk di gje. Nese vertete edi sdi gje te iki per paaftesi.

      Përgjigju
    • Tiran: 20/07/2023 20:32

      6 muaj tiger , 6 muaj lepur. Jeta jone e bukur ne shqiperi tash 80 vjet.

      Përgjigju
    • Sondazhi i ditës:

      Si ka qene per ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

    Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave