Gjykatat refuzojnë kryebashkiakët/ Hazizaj për Report TV: Lexoj një marrëveshje të fshehtë të politikës (VIDEO)

TIRANE - Gjykata e Durrësit me vendimin për mos t'i dhënë mandatin kryebashkaikes Valbona Sako dhe ajo e Tiranës për shpallje moskompetence të gjykimit për mandatin e kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku kanë shkelur ligjin. Është ky komenti i juristit dhe konstitucionalistit Sokol Hazizaj dhënë në një intervistë për ReportTv.  Ai shkon më tej duke thënë se politika me këto vendime mund të kenë një marrëveshje të fshehtë.

Intervista

Gjykatat po japin vërtetim fakti, por ka ndodhur vërtetim fakti në forma të ndryshme nisur nga Elbasani e ka pranuar, për Vorën, Gjykata e Tiranës shpall moskomptencë, Durrësi e ka rrëzuar. Cili është komenti juaj?

Ritheksoj në konceptin ligjorë atë çka kam thënë më herët. Koncepti formal ligjor i vërtetimit vleftësimit të mandatit për kryebashkiak apo këshillat bashkiak, ndjek vetëm këto dispozita. Neni 45 të kushtetutës së Shqipërisë neni 162 dhe 165 të kodit zgjedhor dhe neni 60 të ligjit për vetqeversijen vendore. Do të thotë që shpërndarjen e mandatit të këshillave bashkiak në KQZ kërkon 5 vota që nuk realizohet tani dhe do të shkoj në Kolegj Zgjedhor. Ndërsa mandati i kryebashkiakut ka këtë rrugë ligjore , mbasi del rezultati nga KQZ ky vërtetohet në gjykatën e rrethit gjyqësorë dhe ligji e ka e zeza mbi të bardhë në Dhomën Civile dhe jo në Administrative. Më pas vleftësimi bëhet në këshillin bashkiak, kjo është rruga ligjore. Çdo lloj deviance është e gabuar. Kam përshtypjen se sërish politika ata që janë faktorë themelor kanë arritur në konsensus të fshehur për të hequr apo dhënë mandatet e kryebashkiakëve.

Kjo është rruga ligjore por një ditë më parë Tirana, ka shpallur moskompetencë për kryebashkiakun e Vorës?

Mua nuk më lejohet të interpretoj vendim gjykate. Por neni 60 për vetëqeversjen vendore i le gjykatës së rrethit gjyqësore dhe dhomës civile për të vërtetuar mandatin e kryetarit.

Jemi në një situatë ku gjykata të vendit japin vendime të ndryshme për të njëjtin objekt? Si mund të unifikohen?

E ka unifikuar ligji, pa dashur ta unifikojë çdo gjykatë tjetër më e lartë. Siç dëgjoj rëndom që do e unifikoj gjykata e lartë. Ligji e ka ndarë më qartë nga ç'duan ta përdorin politikanët në vend.

Përse ndodh kjo?

Unë dilemën quaj përtej ligjit. Mund të ketë një marrëveshje të fshehur midis liderizimit politik. Por ligji është më i qartë se sa ata çka këshillojnë kryetarët e partive apo dikë tjetër.

Pas shkallës së parë ka dhe apel, mund ta rrëzojë Apeli?

Varet, se kam lexuar vendimin e gjykatës, por po them e njëherë ligji është më i qartë se çdo lloj dëshire e karakterit politik.

Nëse do të kemi vendimmarrje të ngjashme të moskomptencës apo rrëzimit, çfarë parashikohet nga ana juridike?

Mungesë e funksionimit të këshillit bashkiak, dikujt i intereson kjo. Parashikoj dhe mosfunksionimin e kryetarit të bashkisë, kjo është shumë e rëndë. Është një kaos që nuk vjen për shkak të ligjit por të aspiratave politike.

Nëse një kryebashkiak nuk merr vërtetimin nga gjykata, mund të jetë kryebashkiak?

Pyetje e bukur, por që nuk kërkon përgjigje. Pyetje retorike, do të thotë që zgjedhja do një vulë. Vulën e jep gjykata e më pas këshilli bashkiak për vlerësimin e mandatit. Në mungesë të këtyre dyjave nuk korrektohet apo konkretizohet fillimi i mandatit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja