Gjykimi me marrëveshje, risia që refuzojnë gjyqtarët!

Gjykimi me marrëveshje, risia që refuzojnë gjyqtarët!

Foto Ilustruese

Nga Saimir Vishaj

Që nga data 1 Gusht i vitit 2017-të  ka hyre ne fuqi ligji nr 35 i vitit 2017 i cili për herë të parë solli një risi për një gjykim të posacëm i cili është edhe një ekonomi gjyqsore pasi shmang gjykimin në themel te cështjes penale ku nga njëra anë i pandehuri pranon fajsinë ne lidhje me vepren penale që i atribohet si dhe së bashku me prokurorin bien dakort edhe për masën e dënimit duke shmangur Institutin e prezumimit te pafajsise si dhe marjen e provave te panevojshme si me deshmimtar apo shkresore.Kjo mareveshje realizohet gjate fazes se hetimeve paraprake dhe me nenshkrimin e saj si nga prokurori apo nga i pandehuri ne prezent te avokatit ceshtja penale nuk ka nevoje me per hetime paraprake apo shqyrtim gjyqsor, por mareveshja ligjore dergohet per miratim para gjyqtarit te séances paraprake i cili shikon nese mareveshja eshte ne perputhje me kerkesat proceduriale ligjore apo jo dhe ne raste se e gjen marreveshjen te ligjshme, gjykata ne baze te nenit 406/e vendos Miratimin e mareveshjes.

Ketu fillon “Alergjia” apo paligjshmeria e gjyqtareve te cilet ne te shumtat e rasteve e Refuzojne mareveshjen ligjore qe lidhet midis prokurorit dhe te pandehurit pa asnje arsyetim, duke “dyshuar” te ligjshmeria e saj me preteksin qe jam une gjyqtari qe vendos dhe realizoj dhenien e drejtesise!!!

Ky veprim i gjykates eshte nje skandal i vertet dhe kerkon vemendjen KLGJ apo nga inspektoret duke kontrolluar te gjitha vendimet gjyqsore ku gjyqtaret refuzojne mareveshjet e realizuara gjate faze se hetimeve paraprake midis prokurorit dhe te pandehurit…

Eshte absurd qe per nje te pandehur student, mjek, mesues apo qytetar qe ka kryer nje veper penale si drejtimi te mjetit ne menyre te parregullt pasi eshte kapur ne flagrance nga policia e qarkullimit rrugor me 051 mg niveli i alkolit dhe vepra penale parashikohet nga neni 291 i KP,te zgjatet hetimi apo gjykimi I kesaj ceshtje penale kur kemi te bejme me nje ceshtje fakti qe pranohet fajsia nga drejtuesi i mjetit dhe ne kete raste i pandehuri nenshkruan nje marreveshje per pranimin e fajsise me prokurorin duke percaktuar dhe masen e denimit me pelqimin e te dyja paleve.

Si lidhet nje marreveshje dhe per cfare vepra penale ?

GJYKIMI ME MARRËVESHJE 

Neni 406/d Kodi i Procedures Penale

Përmbajtja e marrëveshjes 
1. Nga çasti i regjistrimit të emrit të personit që i atribuohet vepra penale derisa të mos ketë filluar shqyrtimi gjyqësor, prokurori, i pandehuri, ose përfaqësuesi i tij i posaçëm mund të propozojnë arritjen e një marrëveshjeje mbi kushtet për pranimin e fajësisë dhe për caktimin e dënimit.
2. Në bisedimet për arritjen e marrëveshjes prania e mbrojtësit të të pandehurit është e detyrueshme. Arritja e marrëveshjes lejohet për veprat penale, për të cilat ligji parashikon një dënim në maksimum jo më shumë se 7 vjet burgim. Ky kufizim nuk gjen zbatim në rastin e bashkëpunëtorit të drejtësisë. 
3. Marrëveshja bëhet me shkrim dhe përmban me pasojë pavlefshmërie: a) përshkrimin e qartë të faktit penal, për të cilin akuzohet i pandehuri dhe cilësimin e tij juridik; b) deklarimin e pohimit të fajësisë nga ana e të pandehurit; c) llojin dhe masën e dënimit penal kryesor, dënimit plotësues, si dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, për të cilat palët kanë rënë dakord; ç) disponimet për provat materiale dhe sendet që i përkasin veprës penale, si dhe për konfiskimin e mjeteve e produkteve të veprës penale, sipas nenit 36 të Kodit Penal; d) në rastin kur është legjitimuar paditësi civil, pëlqimin e tij me shkrim për masën e shpërblimit të dëmit nga i pandehuri; dh) shumën e shpenzimeve procedurale; e) nënshkrimet e palëve dhe të mbrojtësit. 
4. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, prokurori njofton viktimën ose trashëgimtarët e saj, kur identiteti dhe vendbanimi i tyre rezultojnë nga aktet e procedimit, duke i dërguar kopje të saj. 
5. Marrëveshja me kusht për pranimin e pjesshëm të akuzave është e papranueshme.

Por kur mundet gjykata ta Refuzoje Marreveshjen

Neni 406/ë i Kodit te Procedures Penale 

Refuzimi i marrëveshjes 

1. Gjykata vendos të refuzojë miratimin e marrëveshjes kur: a) i pandehuri tërheq pëlqimin; b) provohet se vullneti i të pandehurit ka qenë i vesuar; c) i pandehuri i thirrur rregullisht nuk merr pjesë në gjyq, pa shkaqe të përligjura; ç) ekziston një nga shkaqet e mosfillimit të procedimit ose të pushimit të akuzës ose çështjes; d) provat në fashikullin e hetimeve vijnë në kundërshtim me pohimin e të pandehurit se ai e ka kryer veprën penale; dh) cilësimi juridik i veprës penale dhe i rrethanave të kryerjes së saj është i gabuar; e) dënimi i caktuar në marrëveshje është i papërshtatshëm, në raport me veprën e kryer dhe personalitetin e të pandehurit. 
2. Vendimi për refuzimin e miratimit të marrëveshjes arsyetohet. Në rastin e parashikuar nga shkronja “ç”, e paragrafit 1, të këtij neni, gjykata vendos pushimin e çështjes, ndërsa në rastet e tjera i kthen aktet prokurorit. Kur gjykata refuzon miratimin e marrëveshjes, nuk lejohet paraqitja e një kërkese të re. 
3. Deklarimet e të pandehurit gjatë seancës nuk mund të përdoren kundër tij

Pra , eshte e pakonceptueshme qe gjykatesi te refuzoje marreveshjen e prokurorit me te pandehurin ne kundershtim me ligjin , duke shkelur rende nje nga parimet baze te Kodit penal te parashikuar nga neni 1/c I Kodit penal qe ka te beje me barazine para ligjit dhe humanizmin dhe duke rritur artificialishte kohen e hetimeve apo te gjykimeve te disa ceshtje qe nuk kane nevoje per hetim , prova ,apo gjykim te stergjatur. Jane pikerishte gjyqtaret te cilet duhet te japin drejtesi dhe jot e shikojne me skepticizem apo dyshim mareveshjet e prokurorit me te pandehurit kur kete te drejte paleve ja u jep ligji procedurial penal. 

Refuzimi i mareveshjes se prokurorit me te pandehurin nga anae gjykates nuk meriton gje tjeter vecse nje papergjegjshmeri te te ashtuqujtureve gjyqtar te cilet mendojne se jane te plotefuqishem dhe me ligjin munde te bejne cte duan!!! Quo Vadis

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren