Është shtyrë sërish séanca gjyqësore në ngarkim të ish kreut të bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika.
Trupi gjykues përbëhet nga Mirela Mishgjoni, gjyqtare, Arbana Selmanaj, gjyqtare, dhe Laurent Fucia, gjyqtar-relator për cështjen.
Trupi gjykues është tërhequr sepse materialet e mbrojtjes ishin voluminoze dhe kërkuan më shumë kohë
Akuza përfaqësohej nga prokuror Albert Kulici.
Prezent në sallë ishin të katër të pandehurit, Shpëtim Gjika, Doriana Sulaj, Artur Haxhi dhe Ridvan Mersinaj, ky i fundit në cilësinë e pronarit të truallit. Gjika përfaqësohet nga AV. Ardian Leka, i cili sot relatoi mbrojtjen.
Leka kërkoi pafajësi për Gjikën dhe e ka konsideruar akuzën si një tentativë për të përfshirë në vetë të pare ish kreun e Bashkisë së Vlorës, duke anashkaluar sipas tij qëllimshëm padinë fillestare ngritur nga familja Osmënaj, e cila mund të trajtohej si padi civile.
Ndërsa mbi ish kreun e bashkisë rëndojnë 4 akuza, falsifikim i dokumenteve zyrtare, shpërdorim detyre, ndërtim i paligjshëm dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, për të cilat prokurori Kulici, në pretencën e datës 28 qershor, kërkoi 9 vite burg.
Seanca e fundit, për dhënien e vendimit të trupit gjykues do të zhvillohet më datë 27 korrik, në orën 09.00.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com