Glover: Dhuna e opozitës për të çuar në mospjesmarrje, shqetësuese...Kush votoi (ose jo) duhej trajtuar me respekt

Kryesuesja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR në Shqipëri, Audrey Glover, tha se votuesi shqiptar u ndje në presion nga të dyja palët politike në këtë proces të paprecedetë zgjedhor. Nga njëra anë opozita e dalë jashtë parlamentit që bënte presione ndaj qytetarëve për të mos dalë në votime, dhe nga ana tjetër mazhoranca që këmbënguli deri në fund në zgjedhje dhe pjesëmarrje. Sipas Glover, situata shqetësuese u krijua nga dhuna që opozita ushtroi për të çuar drejt mospjesmarrjes në votime. "Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike", tha Glover gjatë konferencës për media. Sipas saj, "nëse morën apo jo pjesë në zgjedhje, të gjithë qytetarët duhej të ishin trajtuar me respekt". Kujtojmë se ditën e djeshme, nuk shkoi në vëzhgim atje ku ishte parashikuar, në shkollën "Vasil Shanto", pasi jashtë militantë të PD-së bënin protesta duke ironizuar qytetarët që votonin, në zgjedhje që ata i quajtën moniste. Glover tha se uron që politika në Shqipëri të zgjidhë mosmarrëveshjet dhe të punojë në interes të të gjithë shqiptarëve, pa dallime politike.

"Sa i përket ditës së zgjedhjeve, kryetarët e bashkive të opozitës i dërguan letra KZAZ-ve duke i kërkuar të lironin ambientet e bashkisë. KQZ-së ju desh të ndryshonte më shumë se 200 qendrave votimi, disa qendra numërimi dhe KZAZ-ve. Ka një numër të madh organesh mediatike që janë të pozicionuara me interesa të caktuara politike. Kjo shkakton ndërhyrje në autonominë e redaktorëve dhe e kufizon pluralizmin e pikëpamjeve.

Cdo të thotë kjo për votuesin?

Në gjysmën e bashkive ku opozita u tërhoq votuesit nuk kishin mundësi të zgjidhnin. Administrata lokale në disa pjesë nuk bëri pjesë punën e vet për të siguruar të drejtën për të votuar. Përveç kësaj media nuk pati pavarësi dhe në vend të ofronte informacione për kandidatët u fokusua tek kriza politike. Kuadri ligjor për zgjedhjet mund të ofronte bazë të shëndoshë për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike. Por që ai të zbatohet sic duhet kërkon vullnetin politik të aktorëve zgjedhorë.

Tërheqja nga zgjedhjet e opozitës edhe dhuna e tyre në detyrimin për të çuar drejt mospjesëmarrjes, kombinuar edhe me një media të polarizuar çoi në atmosfere shqetësimi.

Ne pamë prova se votuesit ishin në presion nga të gjitha forcat politike. Kjo nuk e ka lejuar votuesin të votojë i lirë dhe i mirë informuar. Kjo cënoi besimin e votuesve. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë atë të gjithë duhej të ishin trajtuar me respekt. Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesim.Ne do të raportojmë raportin tonë për dy muaj. Ky raport do të përmbajë rekomandime dhe ODIHR do të ishte i kënaqur të vazhdonte të mbështeste.

Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politikë dhe u kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi", tha Glover


Lajmi kryesor:

OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja