Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin duke i dhënë dritën jeshile shembjes me shpërthim të kontrolluar të godinës nr. 15 në Qytet Studenti e cila është dëmtuar duke u bërë e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit. Referuar incidentit mbrëmjen e djeshme me Albana Vokshin, Veliaj e cilësoi si të turpshëm. Përsa i përket 200 banorëve që jetonin në këtë godinë, deri të hënën do të zhvendosen në palestrën e gjimnazit 'Ismail Qemali' ndërsa më pas do u paguhet qiraja.
"Janë tre godina që janë zbatuar prej 30 vitesh, nuk banojnë studentë. Kjo është arsyeja që të kërkon miratimin e kësaj prone e zaptuar në QS por pa pikë lidhje me studentet. Të 200 banorët që janë aty do i kalojmë sot pasdite me qira si familje të prekura nga tërmeti, pavarësisht se kanë zaptuar atë godinë dhe nuk paguajnë as ujë e drita. Por tani do të zhvendosen te palestra e gjimnazit 'Ismail Qemali' ndërkohë në vijim do u paguhet edhe atyre qiraja.
Skenat që pashë mbrëmë ku një ish-deputet therej me policinë dhe zjarrfikësen ishin të pashembullt. Ata nuk duhen parë si dele, apo vota të X partie, por si njerëz që duhen shpëtuar. U them të gjithëve na lini të bëjmë punën se kjo nuk është fushatë. Këtë herë do i padis penalisht nëse dikush pengon zjarrfikësit. Lini forcat e rendit dhe stafin pastaj bëni qira. Ajo parti zaptoi Qytet Studentin dhe i la aty. Demolimi i godinës nr. 15, miratimi i kalimit të kësaj kategorie në bonusin e qirasë. Pasi të miratohet një kopje i dërgohet prokurorisë" tha ai.