Goditi mbi 500 pasuri krimi, OFL përfundon në Gjykatë Kushtetuese

Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni Forca e Ligjit i cili prej afro një viti goditi pasuritë e mbi 500 subjekteve me rekorde kriminale pritet të përfundojë në dyert e Gjykatës Kushtetuese.

ReportTv ka mësuar se disa subjekte të prekura nga OFL nëpërmjet avokatëve të tyre do të depozitojnë paditë në Kushtetuese.

Ndër argumentet e tyre për rrëzimin e OFL-s dhe shpalljen e saj antikushtetuese janë mungesa e emergjencës për të nxjerrë aktin normativ si dhe zgjatjen e afatit edhe pas mbarimit të mandatit të saj më 31 dhjetor 2020.

OFL prej 31 dhjetor 2020 nuk dërgon më formularë tek subjektet ndërsa ato procese të hapura në SPAK dhe GJKKO vazhdojnë edhe përtej këtij afati.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Të dielën zgjedhjet, cila prej partive politike bëri fushatë më të mirë dhe bindëse?

Komento

Komente

  • Vlonjatja histerikja qe nuk i ndahet Lushnjarit. Lushnjari me ben të ulerij tër naten: 25/01/2021 20:06

    Gjynahe qe mbaroi misionin se në Vlore nuk mbaron paudhesia. Duhen kontrolle 24 ore në 24 të natyrese së bastisjes.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

I riu kamuflohet si grua, me fustan e shapka vjedh restorantin në Sarandë