Goditja e Berishës/ Kulluri në ‘Real Story’: Mund të bëhej gjëma po të kishte armë! Minxhozi: Ish-kryeministri dështoi me protestën

Samiti i BE-së në Tiranë dhe goditja me grusht e Sali Berishës ishin temat që u diskutuan në Report Tv në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla. Për analistin Edvin Kulluri, sulmi ndaj ish-kryeministrit mund të ishte fatal nëse 31-vjeçari Gert Shehu do të kishte armë. Po ashtu e cilëson marrëzi faktin që përflitet se Berisha e ka infiltruar vetë për të marrë vëmendje.

“Ka pasur shumë oficerë civilë por asnjëri s’ka funksionuar. Mendoj që Berisha ishte i përmbajtur, nuk shkaktoi ngjarje në vijim. Unë gjykoj që këtu nga PS dhe PD nuk ka pasur interes për këtë ngjarje. Edhe që të godasë veten e vet më duket marrëzi. Është i qartë që është sulm fizik. I ka heq Erzen Breçani se nuk e di çfarë do kishin bërë. Po të kishte pasur armë, do e kishte bërë gjëmën. Do ishte fatale. Nuk duhet të ishte bërë protesta me datë 6 se ja çfarë ndodhi. Mund të jetë edhe Rama, ku e dimë ne”, tha Kulluri.

Edhe analisti Skënder Minxhozi e konsideron të dënueshme goditjen ndaj Berishës. Por protestën e 6 dhjetorit e quan si ndër protestat më të dobëta të PD duke qenë se nuk numëronin as 2000 persona.

“Po të ishte i ndryshëm, rezultati do ishte ndryshe. Goditja që ka marrë Berisha që është e dënueshme. E kemi thënë që kush e prek në pupël këtë njeri, digjet Shqipëria por doli njëri dhe e goditi. Grushti ka kamufluar një nga protestat më të dobëta të PD. Vështirë t’i bëje 2000 veta aty. Kur vjen Europa në Tiranë, nuk ke pse proteston. Unë kam frikë se nëse do të kishte njerëz, atëherë risku për eksplozion të turmës drejt bulevardit do ishte tjetër. Nuk kishte municion që turma t’i drejtohej samitit”, tha Minxhozi.

Ndërsa Frrok Çupi e konsideron të shëmtuar reagimin e demokratëve pas sulmit. Sipas tij përgojuan 31-vjeçarin duke e cilësuar si person me probleme mendore.  

“Edhe në shënimet për tipat që ndjellin dhunë janë politikanët dhe mbajtja e shumë bodigardëve. Është e shëmtuar që morën nëpër gojë djalin që qëlloi, e nxorën me probleme mendore. Ai është një njeri që e ndolli dhuna, kishte problemet e veta, pa një politikan me të cilin ishte rritur. Shumë bodigardë. Ju e dini se këta të rinjtë qytetas dhe të zonave rurale kanë qejf të ndeshen me njeriun e fortë, me njeriun që mban shumë bodigardë, gjë që për mua është e shëmtuar. Për mua vlen gjithçka vjen pas. Zë vëmendjen e samitit, ka reagime për hakmarrje”, tha Çupi.  

Edhe analisti Eduard Zaloshnja thotë se pa incidentin e Berishës, samiti i BE-së i mbajtur në Tiranë mund të konsiderohej sukses i jashtëzakonshëm për qeverinë.

“Po të mos kishte ndodhur ky incidenti, 91-92% ishte kuota e vlerësimit për ngjarjen e samitit në Tiranë, konsiderohej si diçka shumë pozitive. Në nivelin ndërkombëtar, kuptohet që ishte ngjarja më e madhe dhe po të mos kishte ndodhur ky incident, do kishte qenë sukses i jashtëzakonshëm për qeverinë”, tha Zaloshnja.

Ish kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor. 

Gjithsesi, pavarësisht se ditën e djeshme, politika u bë 'bashkë' pavarësisht ndasive dhe dënoi njëzëri sulmin ndaj Berishës, kreu i foltoreve, bëri fajtor Edi Ramën. Ky version, u pa edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. 

Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ethem Lalaj: 09/12/2022 10:53

    VO:1.Skenari Dhunuesit ndaj Non Gratës është sajuar nga S.Berisha..i tipit BABALE që do dështoi si Saliali i dënuar me 1 vit burg në shkallën e parë dhe është shtyrë 7 herë nga shkalla e dytë,Sikurse Gjyksta e Apelit mban peng vulën e PD nga frika e Sb TMERR I KOMBIT. 2.Geri Shehu e ka BABAN ANTAR TË PD dhe nëna ka rritur fëmijt e Argitës.Ndaj, Sb bëri thirrje të lirohet nga burgu dhunuesi..! 3-G.Shehu sëpari shkoi në SHQUP e mori udhëzimet e duhura.U shoqërua me 3-4 persona deri te vëndi ngjarjes.Një person e mori për DORE DHE E FUTI NË HAPSIRËN MIDIS KAMERAVE DHE 15 BODIGUARVE IDIOT TË SB.Dhunuesi në 3-4 m i mbante duart të mbledhura GRUSHT DERI SA DOLI PËRBALL VIKTIMËS..dhe të gjithë e shikonin.Kur qëlloi përbindshin 32 vjeçar bodiguardët e masakruan. 4.Sb nuk pranon RAPORTIN E MJEKUT,POLICINË DHE DREJTËSINË dhe KËRCËNON E.RAMËN si një ADOLESHENT RRUGËSH I DROGUAR. 5.Sb nuk ka pranuar polic ta ruajnë se nuk ka besim te ta,por Sb nuk është Kryetar i PD por i një turme foltoristësh militant të armatosur(40.000 luftëtar Sb).Ndaj policia e vëzhgonte nga larg Protestën 32 vjeçare agresive të Sb. 5.Ngjarja u bë në ditën më të bukur për 90 % të Shqipëtarve-SAMITIN E BE.Gëzimin e Shq. Sb e ka dhunuar për 32 vite. 6.E.Rama vdekjen e tij mund ta pranonte por jo të bënte një SKANDAL të tillë në një SAMIT MADHËSHTOR PAS 110 VITESH. 7.Kjo ngjarje mori vëmëndjen e medjeve 99% të Sb dhe vetëm REP.TV raportoi Samitin 90 %. 8.Shpifjet pas ngjarjes janë TIPIKE TË NJË PERSONAZH DESTRUKTIV 32 VJEÇAR që e mbështesin deri në vdekjen natyrale të tij dhe,pas vdekjes do e marrin zvarr siç ja bëri Saliu-Enverit.Këtu do lahen të gjitha.

    Përgjigju
  • ARBËRORI: 09/12/2022 07:28

    Do ishte një fat i pa par për Shqiprin që ky Gerti të kishte një arm e të kishte hequr qafe kriminelin hajdut Saliun ish sekretarin e partis së punës. Üastaj për sa i përket ktyre byth lëpirsve kta ktë pun jan. Për lëpirje jan.

    Përgjigju
  • LALA: 09/12/2022 03:04

    Një i "lojtur,, hodhi një gur në lumë. Shumë mir bëri. Ajo që të gjithë e dënuan, është se të gjithë e duan ndonjë surratit për zullumet që i bënë këtij mileti këtu e tridhjet vjet.

    Përgjigju
  • ifealisti: 09/12/2022 01:23

    U VRA ISH-KRYEMINISTRI I JAPONISE,,,SHTETI I DYTE NE BOTE PAS SH.B.A....JO MOS TE VRITET KY KRIMINEL I NDYRE QE KA VESHUR NENAT SHQIPTARE ME TE ZEZA....KY MASKARA QE KA VJRDHUR MILIARDA,,.SALIU DHE ILIRI DUHEN DJEGUR ME TURREN E DRUVE SI NE MESJETE....

    Përgjigju
  • Thomas: 09/12/2022 00:36

    Te lumteee Dora o Gert ,por ne disa lajme lexova se e ke menduar qysh 6 vjec nga 97 .harram ku se vrave

    Përgjigju
  • zambaku i verdhe: 09/12/2022 00:06

    Me vjen shume keq per prinderit e Gertit. Keta jane viktimat e verteta. Gerti eshte nje i semure mendor por cfare vuajne ata prinder, ata e dine. Pse nuk flet nje fjale ai profesori qe e ka djalin autik dhe doli e tha se djali 18 vjec me rreh dhe une e duroi.Nuk doli se eshte me salen, por ai duhet te fliste se eshte ne njejtin halle me prinderit e Gertit Sa per grushtin qe hengri sala, politikanet i kane marre parasysh keto gjera kur behen politikane qe do shahen por edhe mund te vriten, ketu nuk ka asnje cudi. Gazetat mos te nxjerrin me te ddhena per Gertin, se edhe ai ka te drejten e e privateise si gjithe te tjeret.

    Përgjigju
  • erli: 09/12/2022 00:01

    O KULLUR do ishte mire te kishte patur arme ai djali,,,qe ti hapte rrugen te rinjve ne PD....TE QEROHEJ NJE HERE E MIRE AI KRIMINEL...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Debati për ish-agjentin e FBI, sipas jush kush ka të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Përplasi me makinë të miturin dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, policia arreston 53 vjeçarin në Vlorë

Përplasi me makinë të miturin dhe tentoi të largohej nga vendngjarja, policia arreston 53 vjeçarin në Vlorë