Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 12-të. Këtë të shtunë gjithçka filloi me fitoren e Parmës 1-2 në Venezia. Në 18:00 Milani nuk ia doli të merrte tri pikë pasi barazoi 3-3 ndaj Cagliarin në Sardegna. Për ishullorët debutoi në Serie A portieri i kombëtares shqiptare, Alen Sherri.
Kjo e shtunë u mbyll në orën 20:45 me derbin Juventus 2-0 Torino. Orët e para të mëngjesit të sotëm mes dy grupimeve ultrase pati përplasje dhe grushta, me disa të lënduar dhe arrestuar.
Në "Unipol Domus" të Sardegnas Milani barazoi 3-3 me vendasit e Cagliarit. Pas suksesit kundër Real Madridit në Champions League, kuqezinjtë e Fonsecas gjetën tre gola, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikët e plota nga ishulli. Leao me dopietë në minutat 15 dhe 40 si edhe Abraham në 69 shënuan për Milanin. Ndërkohë Zortea (2') dhe Zappa me dopietë (53', 89') shënuan për Cagliarin. Për vendasit nga minuta e parë në këtë sfidë debutoi edhe Alen Sherri, shkodrani i portës së Kombëtares që do e kujtojë gjatë këtë pikë pasi merr minutat e para në Serie A. Nota 6.7 për Sherrin nga "SofaScore", që lë pas edhe Mike Maignan me vlerësimin.
Në "Allianz Stadium" Juventusi fitoi 2-0 derbin e qytetit kundër Torinos. Sfida që në orët e para të së shtunës u shoqërua me përleshje mes tifozëve, ishte e "luftuar" edhe në fushë. Ishin bardhezinjtë si vendas që kaluan në epërsi me Ueah pas 18 minutave lojë. Në pjesën e dytë Yidiz gjeti golin e dytë. Me 24 pikë "Zonja" barazon Interin që mban vendin e dytë me një ndeshje më pak.
Serie A, raundi 12-të:
E shtunë, 9 nëntor
15:00 Venezia 1-2 Parma
18:00 Cagliari 3-3 Milan
20:45 Juventus 2-0 Torino
Renditja: