Serie A e futbollit në Itali zhvilloi të hënën në mbrëmje dy ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e dhjetë. Empoli humbi në shtëpi 0-3 me Atalantën, teksa Gjimshiti triumfoi kundër Berishës dhe Ismajlit në derbin e shqiptarëve. Në Romë, Lazio fitoi 1-0 me Fiorentinën falë golit të Immobiles në minutën e fundit.

Në stadiumin "Carlo Castellani" Empoli nuk mundi të marrë pikë në shtëpi, teksa humbi 0-3 me Atalantën, sfidë kjo e vlefshme për javën e dhjetë në Serie A. Berisha dhe Gjimshiti ishin kundërshtarë nga minuta e parë, teksa në të 63 minutë në fushë u fut edhe Ardian Ismajli te Empoli. Ndeshja u zhbllokua shpejt, me Scamacca që kaloi bergamaskët në avantazh pas pesë minutave lojë. Në të 29 minutë ishte Koopmeiners që dyfishoi për miqtë, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra. Duhej sërish Scamacca që në të 51 minutë të shënonte golin e tretë të ndeshjes dhe dopietën personale, për t'i dhënë një sukses të merituar në transfertë Atalantës. Me 19 pikë, Atalanta shkon në vendin e katërt në renditje, ndërsa Empoli me shtatë pikë mban vendin e 18-të.

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 kundër Fiorentinës për javën e dhjetë në Serie A. Ndeshja mes dy rivalëve ishte e luftuar dhe për 94 minuta nuk prodhoi gola, paçka rasteve të shumta në të dyja portat. Do duhej pikërisht minuta e fundit që Lazio të fitonte një penallti, kthyer në gol nga kapiteni Immobile, që i dhuroi fitoren të tijve. Kështu, Lazio me 16 pikë shkon në vendin e shtatë, një pozicion dhe një pikë më pak se Fiorentina (17 pikë, vendi gjashtë).

Serie A - e hënë - java 10:

Empoli 0-3 Atalanta

Lazio 1-0 Fiorentina

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:44
Immobile në 'frymën e fundit' me penallti, Lazio fiton 1-0 me Fiorentinën (VIDEO)

Në "Olimpico" të Romës, Lazio fitoi 1-0 kundër Fiorentinës për javën e dhjetë në Serie A. Ndeshja mes dy rivalëve ishte e luftuar dhe për 94 minuta nuk prodhoi gola, paçka rasteve të shumta në të dyja portat. Do duhej pikërisht minuta e fundit që Lazio të fitonte një penallti, kthyer në gol nga kapiteni Immobile, që i dhuroi fitoren të tijve. Kështu, Lazio me 16 pikë shkon në vendin e shtatë, një pozicion dhe një pikë më pak se Fiorentina (17 pikë, vendi gjashtë).

Ora 11:43
VIDEO/ Derbi i shqiptarëve shkon për Gjimshitin, Atalanta mund 0-3 Empolin e Berishës dhe Ismajlit