Riad, Arabia Saudite - Milani përmbysi 2-3 Interin dhe siguroi trofeun e tetë të Superkupës së Italisë në histori. Ndeshje kornizë në "King Saud Stadium" të Riadit, me Sergio Conceiçaon që vetëm dy ndeshje në drejtimin e kuqezinjve merr trofeun e parë.
Interi, i cili ishte edhe mbajtës në fuqi i trofeut shënoi dy herë me Lautaro dhe Taremi, teksa nuk mundi të mbante dot avantazhin e dyfishtë. Duhej Theo, Pulisic dhe goli në shtesë i Abraham që Milani të shijonte festën.
Në këtë ndeshje mesfushori Kristjan Asllani u fut në minutën e 35-të duke zëvendësuar Calhanoglu të dëmtuar. Edhe pse nuk ishte në ditën e tij më të mirë, Asllani u vlerësua me notën 6,5. Ndërkohë notë të dobët te zikaltërit për Zielinskin, Auguston dhe Frattesin.
Më të mirët në fushë sipas 'Sofascore' ishin Taremi i Interit (8.6) dhe Theo Hernandez (8.3) i Milanit. Kështu, kuqezinjtë zbresin nga froni "kushërinjtë" dhe marrin trofeun e parë për vitin 2025.
Drejtori i Milanit, Zlatan Ibrahimovic foli me lojtarët në dhomat e zhveshjes pasi kuqezinjtë përmbysën 2-3 Interin në finalen e Superkupës së Italisë dhe ngritën trofeun. Triumfi kundër Interit është i rëndësishëm për kuqezinjtë që kishin shtatë ndeshje pa fitore kundër "kushërinjve".
Ibra i jep komplimente trajnerit të ri Sergio Conceiçao, stafit dhe lojtarëve. Ndërkohë ish-sulmuesi tha se Milani është një skuadër trofesh dhe lojtarët duhet të fitojnë më shumë për historinë.
“Çfarë ne donim, ishte reagimi. Pra, ky është reagimi ynë djema (prek kupën). Komplimente për trajnerin dhe stafin e tij. Punë fantastike për pak ditë. Mirë që ishte i sëmurë, sepse po të mos ishte do ta thyente më shumë se një televizor.
Komplimente edhe lojtarëve. Ju djersitët për ta fituar këtë trofe. Sakrifikuat dhe ishit të uritur. Kur skuadra e ka këtë mentalitet të fitores, kurrë s’do të mposhtet, është shumë e vështirë. Djema, Milani është skuadër e trofeve. Nëse doni të hyni në histori, duhet të fitoni", tha mes të tjerave Ibra.
Tanimë drejtori po mendon për merkaton e janarit, aty ku Milani duhet të ndërhyjë dhe të përforcohet.
O discurso de Zlatan Ibrahimovic no balneário do Milan após a conquista da Supertaça ❤️ pic.twitter.com/Bqb4w9aRD3
— B24 (@B24PT) January 7, 2025
Fitorja me përmbysje e Milanit në finalen e Superkupës kundër Interit (2-3) nuk ka kaluar pa polemika. Pas përballjes në "Mediaset" u fol edhe për rastet e diskutueshme, me ish-arbitrin e FIFA-s, Graziano Cesari që tha se në aksionin e golit të parë të Milanit kishte një faull në dëm të Asllanit nga Morata.
“Arbitri Simone Sozza bëri disa gabime kur loja u bë më e vrullshme në pjesën e dytë. Inzaghi u ankua për golin e parë të Milanit. Protestat vijnë edhe nga Barella. Minuta është 50', me Interin 2-0. Sozza lëviz drejt fundit të fushës dhe nuk shikon çfarë ndodh mes Asllanit dhe Moratas, pastaj vazhdon dhe sheh faullin ndaj Leaos që është i drejtë. Në rregull këtu dhe e saktë. Faull ndaj Asllanit, Morata nuk godet topin, por këmbën e lojtarit të Interit. Por Sozza u kthye dhe nuk e pa", tha Sozza.
Triumfi i Milanit 2-3 me përmbysje kundër Interit ka bërë që trajneri i kuqezinjve, Sergio Conceiçao të futet në historinë e klubit. Me vetëm dy ndeshje në drejtimin e ekipit, portugezi ka mposhtur Juventusin dhe Interin.
Conceiçao është bërë trajneri më i shpejtë në historinë e Milanit që nga sezoni 1929-30 që arrin të fitojë një trofe. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Vincenzo Montella, i cili fitoi Superkupën e Italisë në dhjetor 2016 pas 18 ndeshjeve në krye të ekipit.
Pas suksesit, te Milani nuk ka munguar festa. Këngë, kërcim dhe puro, me trajnerin Conceiçao që ka vijuar traditën si në kohën kur drejtonte Porton.
Oi, oi, oi ?#InterMilan #SempreMilan pic.twitter.com/4sU4tnqwMz
— AC Milan (@acmilan) January 6, 2025