GOLAT/ Man. United përmbyset 4-3 nga Copenhagen, Bayern Munich kalon më tej! Biletën për në 1/8 e CHL e marrin edhe Sociedad, Inter e Real Madrid

Champions League zhvilloi këtë të mërkurë tetë ndeshje, për raundin e katërt në grupe. Gjithçka nisi në 18:45, ku Real Sociedad mundi 3-1 Benficën, ndërsa Napoli barazoi 1-1 me Union Berlin. Në 21:00 u luajtën gjashtë sfida, ku pas fitoreve respektive, një biletë për në 1/8 e Champions e morën Bayern Munich, Inter, Real Madrid dhe Real Sociedad. Këto skuadra i bashkohen Leipzig dhe Man. City që kaluan për më tej në ndeshjet e djeshme. Për t'u theksuar humbja 4-3 e Manchester United në transfertë me Copenhagen.

Në "San Sebastian", Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës, në një ndeshje të dominuar nga baskët dhe të mbyllur që në minutat e para. Gjithçka do zhbllokohej në minutën e gjashtë me Merino, ndërsa në të 11 minutë ishte Oyarzabal që shënoi golin e dytë. Në minutën e 15-të Merino shënoi për Sociedadin, por goli u anullua për prekje me dorë. Gjithsesi në të 21 minutë ishte Barrenetxea që shënoi për 3-0, para se Mendez në të 29 minutë të gabonte penalltinë. Në pjesën e dytë Rafa Silva shkurtoi për 3-1. Tanimë Sociedad me dhjetë pikë kryeson grupin D dhe kalon në 1/8, teksa Benfica ka zero pikë pas katër ndeshjeve duke qenë në vendin e fundit. 

Në stadiumin "Diego Armando Maradona", Napoli dhe Union Berlin barazuan 1-1 për grupin C. Italianët bëjnë një hap fals në shtëpi, me gjermanët që marrin pikën e parë në këtë turne. Dueli u zhbllokua pas 39 minutave nga Politano, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Fofana që në të 52 minutë barazoi ndeshjen. Me shtatë pikë, Napoli është i dyti në grup pas Real Madridit, ndërsa Berlin me një pikë është në vendin e fundit.

Në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-1 me Interin. Zikaltërit e Inzaghit marrin një biletë për më tej, së bashku me Sociedadin që janë me dhjetë pikë në grupin D. Ndeshja për Interin u vendos nga goli i Martinez me penallti në të 85 minutë. Në fushë për zikaltërit u fut edhe Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu në të 61.

Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 3-0 kundër Bragës për raundin e katërt në grupin C të Champions League. Me këtë sukses dhe barazimin e Napolit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në 1/8 me eliminim direkt. Golat për djemtë e Ancelottit u shënuan nga Diaz në të 27 minutë, Vinicius në minutën e 58 dhe Rodrygo në të 61 minutë. Real Madrid me 12 pikë mban kreun, teksa Napoli me shtatë pikë mban vendin e dytë.

Champions League - raundi 4 në grupe - e mërkurë:

Grupi A

21:00 Bayern Munich 2-1 Galatasaray (Kane 80', 86' / Bakambu 90+3')

21:00 Copenhagen 4-3 Manchester United (Elyounoussi 45', Goncalves 45+9', Lerager 83', Bardghji 87' / Hojlund 2', 28', Fernandes 69')

Grupi B

21:00 Arsenal 2-0 Sevilla (Trossard 29', Saka 64')

21:00 PSV 1-0 Lens (de Jong 12')

Grupi C

18:45 Napoli 1-1 Union Berlin (Politano 39' / Fofana 52')

21:00 Real Madrid 3-0 Braga (Diaz 27', Vinicius 58', Rodrygo 61')

Grupi D

18:45 Real Sociedad 3-1 Benfica (Merino 6', Oyrazabal 11', Barrenetxea 21' / Rafa Silva 49')

21:00 Salzburg 0-1 Inter (Lautaro 86')

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:00
Champions/ Penallti në minutën e 85-të, Interi mposht 0-1 Salzburgun dhe merr një biletë për më tej (VIDEO)

Në Austri, Salzburgu vendas humbi 0-1 me Interin. Zikaltërit e Inzaghit marrin një biletë për më tej, së bashku me Sociedadin që janë me dhjetë pikë në grupin D. Ndeshja për Interin u vendos nga goli i Martinez me penallti në të 85 minutë. Në fushë për zikaltërit u fut edhe Asllani, që zëvendësoi Calhanoglu në të 61.

 

Ora 22:58
VIDEO/ Real Madrid fiton 3-0 me Bragën, kualifikohet në 1/8 e Champions League


Në "Bernabeu", Real Madrid fitoi 3-0 kundër Bragës për raundin e katërt në grupin C të Champions League. Me këtë sukses dhe barazimin e Napolit, Real Madrid është skuadra e radhës që kalon në 1/8 me eliminim direkt. Golat për djemtë e Ancelottit u shënuan nga Diaz në të 27 minutë, Vinicius në minutën e 58 dhe Rodrygo në të 61 minutë. Real Madrid me 12 pikë mban kreun, teksa Napoli me shtatë pikë mban vendin e dytë.

Ora 21:14
VIDEO/ Benfica e bën dramë, Sociedad e mund 3-1 në Spanjë! Baskët kërcënojnë Interin


Në "San Sebastian", Real Sociedad fitoi 3-1 kundër Benficës, në një ndeshje të dominuar nga baskët dhe të mbyllur që në minutat e para. Gjithçka do zhbllokohej në minutën e gjashtë me Merino, ndërsa në të 11 minutë ishte Oyarzabal që shënoi golin e dytë. Në minutën e 15-të Merino shënoi për Sociedadin, por goli u anullua për prekje me dorë. Gjithsesi në të 21 minutë ishte Barrenetxea që shënoi për 3-0, para se Mendez në të 29 minutë të gabonte penalltinë. Në pjesën e dytë Rafa Silva shkurtoi për 3-1. Tanimë Sociedad me dhjetë pikë kryeson grupin D, teksa Benfica ka zero pikë pas katër ndeshjeve duke qenë në vendin e fundit. Inter luan me Salzburg në këtë grup sot më 21:00.

 

Ora 21:13
Hap fals në shtëpi, Napoli barazon 1-1 me Union Berlin! Gjermanët marrin pikën e parë në Champions League (VIDEO)


Në stadiumin "Diego Armando Maradona", Napoli dhe Union Berlin barazuan 1-1 për grupin C. Italianët bëjnë një hap fals në shtëpi, me gjermanët që marrin pikën e parë në këtë turne. Dueli u zhbllokua pas 39 minutave nga Politano, me pjesën e parë që u mbyll 1-0. Në pjesën e dytë ishte Fofana që në të 52 minutë barazoi ndeshjen. Me shtatë pikë, Napoli është i dyti në grup pas Real Madridit, ndërsa Berlin me një pikë është në vendin e fundit.

S.Dh/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shance për tu shëruar