Arminia Bielefeld - Stuttgart, kjo do jetë finalja e Kupës së Gjermanisë. Nëse Arminia eliminoi Leverkusenin, Stuttgart mposhti 3-1 Leipzigun dhe gjen finalen.

Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit, me Angelo Stiller që shënoi në minutën e 6-të për 1-0. Lois Openda kishte tre raste për Leipzig që të barazonte rezultatin, por pa ia dalë, pasi Alexander Nubel ishte në vend në të treja rastet.

Më pas Stuttgart dyfishoi dhe paçka shkurtimit të rezultatit, shënuan edhe të tretin. Tanimë më 24 maj Arminia dhe Stuttgart do diskutojnë trofeun mes tyre.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Prill, 11:51

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?