GOLAT/ Ndalen Interi dhe Juventusi, Milani fiton dhe 'blindon' vendin e dytë! Shtyhet ndeshja e Serie A, drejtori i Fiorentinës me urgjencë në spital

Serie A e futbollit zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e mbetura për raundin e 29-të. Gjithçka nisi në 12:30, me Juventusin që u ndal 0-0 në Torino nga Genoa. Në 15:00 Milani fitoi 1-3 në udhëtim me Veronën, teksa Roma mundi 1-0 Sassuolon. Interi barazoi 1-1 ndaj Napolit, me zikaltërit që janë në krye. Ndërkohë ndeshja mes Atalantës dhe Fiorentinës u shty pasi drejtori i miqve, Joe Barone dyshohet se pësoi atak kardiak dhe u transportua me urgjencë në spital.

Në "Allianz Stadium" të Torinos, Juventusi dhe Genoa u ndanë në paqe 0-0, me "Zonjën e Vjetër" që ishte e pafat duke goditur dy herë shtyllën. Nervat për golin e munguar bënë që Vlahovic të dilte nga fusha para kohe me karton të kuq, duke lënë bardhezinjtë me një lojtar më pak. Tre ndeshje radhazi ka Juve që nuk fiton, duke rrezikuar edhe pozitën e tretë.

Në "Marc'Antonio Bentegodi" Milani ia doli të fitonte 1-3 kundër Veronës vendase. Për javën e 29-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit nuk e patën të vështirë të dilnin te tri pikët. Sfida u zhbllokua pas 44 minutave lojë nga Theo Hernandez. Në pjesën e dytë Pulisic dyfishoi për Milanin, para se Noslin të shkurtonte shifrat. Duhej goli i Chukueze në të 79 minutë që kuqezinjtë të "vulosnin" suksesin dhe bashkë me të vendin e dytë në Serie A.

Momente frike te Fiorentina. Menaxheri i përgjithshëm i "Vjollcëve", Joe Barone u ndje keq dhe u transportua urgjentisht me helikopter në spitalin 'San Raffaele' në Milano. Dyshohet se Barone pësoi një atak kardiak dhe nuk dihet ende gjendje e tij. Ndeshja kundër Atalantës, e planifikuar për në orën 18:00 në stadiumin 'Geuiss' në Bergamo është shtyrë.

Në "Olimpico" Roma iu fal një "perle" të kapitenit Pellegrini për të mundur 1-0 Sassuolon. Ndeshja e javës së 29-të u vendos në minutën e 50-të. Në këtë duel Nedim Bajrami te miqtë luajti 11 minuta në fundin e lojës, teksa Kumbulla qëndroi në stol.

Në "Giuseppe Meazza" Interi barazoi 1-1 me Napolin. Pas eliminimit nga Champions League, zikaltërit e Inzaghit ndalen pas dhjetë fitoreve radhazi në Serie A. Darmian në minutën e 43-të shënoi për Interin, ndërsa duhej një ish si Juan Jesus që të barazonte shifrat në minutën e 81. Me 76 pikë Interi vijon të jetë i shkëputur në krye të Serie A, 14 pikë më shumë se Milani ndjekës. Kristjan Asllani s'u preferua nga Inzaghi duke qëndruar në stol.

Serie A - raundi 29-të:

E dielë, 17 mars

12:30 Juventus 0-0 Genoa

15:00 Verona 1-3 Milan

18:00 Roma 1-0 Sassuolo

18:00 Atalanta - Fiorentina (e shtyrë)

20:45 Inter 1-1 Napoli

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:41
VIDEO/ Inter ndalet në shtëpi, Napoli e barazon 1-1! Asllani në stol


Në "Giuseppe Meazza" Interi barazoi 1-1 me Napolin. Pas eliminimit nga Champions League, zikaltërit e Inzaghit ndalen pas dhjetë fitoreve radhazi në Serie A. Darmian në minutën e 43-të shënoi për Interin, ndërsa duhej një ish si Juan Jesus që të barazonte shifrat në minutën e 81. Me 76 pikë Interi vijon të jetë i shkëputur në krye të Serie A, 14 pikë më shumë se Milani ndjekës. Kristjan Asllani s'u preferua nga Inzaghi duke qëndruar në stol.

Ora 20:03
VIDEO/ Roma i falet Pellegrinit, fiton me Sassuolon! Kumbulla në stol, Bajrami 11 minuta


Në "Olimpico" Roma iu fal një "perle" të kapitenit Pellegrini për të mundur 1-0 Sassuolon. Ndeshja e javës së 29-të u vendos në minutën e 50-të. Në këtë duel Nedim Bajrami te miqtë luajti 11 minuta në fundin e lojës, teksa Kumbulla qëndroi në stol.

 

Ora 16:58
VIDEO/ Tre gola për tri pikë, Milan fiton me Veronën dhe lë pas Juventusin


Në "Marc'Antonio Bentegodi" Milani ia doli të fitonte 1-3 kundër Veronës vendase. Për javën e 29-të në Serie A kuqezinjtë e Piolit nuk e patën të vështirë të dilnin te tri pikët. Sfida u zhbllokua pas 44 minutave lojë nga Theo Hernandez. Në pjesën e dytë Pulisic dyfishoi për Milanin, para se Noslin të shkurtonte shifrat. Duhej goli i Chukueze në të 79 minutë që kuqezinjtë të "vulosnin" suksesin dhe bashkë me të vendin e dytë në Serie A.

Ora 15:46
VIDEO/ 'Zonja e Vjetër' pa fat, Juventusi ndalet 0-0 nga Genoa në shtëpi

Në "Allianz Stadium" të Torinos, Juventusi dhe Genoa u ndanë në paqe 0-0, me "Zonjën e Vjetër" që ishte e pafat duke goditur dy herë shtyllën. Nervat për golin e munguar bënë që Vlahovic të dilte nga fusha para kohe me karton të kuq, duke lënë bardhezinjtë me një lojtar më pak. Tre ndeshje radhazi ka Juve që nuk fiton, duke rrezikuar edhe pozitën e tretë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët