HIMARE, 7 Qershor/ATSH/- Në Vunoin e mrekullueshëm, u ndal fushata e kandidatin të ASHE-se Jorgo Goro.
Goro premtoi një erë të re për këtë fshat me tradita të hershme, duke thënë se brenda katër vitesh të tërë do të kenë mundësi të shohin një Vuno ndryshe, ku bukuritë magjike arkitekturore të tij do të marrin një vlerë tjetër.
"Me mua në krye të bashkisë së re e me birin tuaj Edi Rama në krye të qeverisë shqiptare, do të bëjmë të mundur që ju të keni pranë cdo shërbim në Bashki'.
Goro u shpreh se brenda këtij katër vjecari "do të bëjmë të mundur ti jemi afër komunitetit tuaj. Vunoi nuk është harruar sepse kemi ndjekur problematiken tuaj dhe kemi zgjidhur problemet tuaja".
"Kujdesi për Vunoin - tha Goro, është kujdesi ynë për fshatrat karakeristike dhe ne kemi gati projektin për të rehabilituar shtëpitë karakteristike të Vunoit". /a.g/










