Kujdestarja e Kopshtit Zoologjik, Jami Pawlowski, tregon sesi gorrilla e vogël ngjitet pas nënës së saj duke u përpjekur të kapë çdo gjë që ajo mban në duar.
Joanne e cila tanimë është tre muajsh ngjitet vetë në kurrizën e nënës së saj Imani dhe për më tepër i pëlqen të ekslorojë ushqimet e reja rrotull saj, duke ngrënë gjithçka interesante që shikon.
Joanne u emërua me këtë emër për nder të drejtoreshës së parë të Fondacionit të Kopshtit Zoologjik në San Diego, Joanne Warren, dhe lindi 3 muaj më parë me 13 mars.
Pak pas lindjes së saj ajo u dërgua në urgjencë më një lloj pneunomie të rrallë dhe u mbajt në spital për mjaft kohë derisa shëndeti dhe mushkëritë e saj u përmisuan në parametra normale.
Bebja Joanne, e cila është e një lloj specie gorrillash të rrezikuara në ultërsirën perëndimore, argëtohet duke u rrotullisur dhe duke përfituar nga gjashtë dhëmbët e saj të vogla për të shijuar shije të ndryshme ushqimesh rrotull saj
