Gjurmët e një qytetërimi të lashtë rreth 2700 vjeçar rrezikojnë të humbasin. Kalaja e Krahtulit në fshatin Boks të Komunës Postribë në Shkodër gjatë këtyre viteve gradualisht është shkatërruar ndër vite.
Gurët shekullor atje janë grabitur në kohë të ndryshme për t’u përdorur për prodhimin e mermerit.
Kohët e fundit është tentuar që të nënshkruhet ose edhe mund të jetë nënshkruar edhe një kontratë nga një firmë fantazëm që sipas komunitetit të zonës ka për qëllim marrjen e gurëve të një prej qytetërimeve më të lashta.
Subjekti “Il Progeto” thuhet në peticionin që banorët kanë dërguar në Ministrinë e Mjedisit ka filluar që të shfrytëzojë një sipërfaqe të konsiderueshme të kalasë së Krahtulit pa miratimin e komunitetit të zonës. Aty banorët bëjnë të ditur në peticion se kanë kaluar edhe mjete të tonazheve të rënda në rrugë që është private e banorëve sepse është lënë e lirë nga tokat e tyre bujqësore vetëm për kalimin e bagëtive.
Bazuar edhe nga kërkime të realizuara nga historian të huaj janë gjetur materiale me rëndësi historike ndaj mendohet se aty mund të ketë edhe të tjera material që mund të kenë vlerë shumë të madhe ndaj nuk duhet lejuar që të shfrytëzohet për marrjen e gurëve dhe përdorimin e tyre për prodhimin e mermerit. Një studiues dhe njohës i mirë jo vetëm i kalasë së Krahtulit por edhe krejt Komunës Postribë, Riza Spahija, botues i dy librave për Postribën tregon se pikërisht gjurmët e asaj kalaje vërtetojnë se është një prej qytetërimeve më të vjetra ku ka jetuar fisi ilir i Labeatëve.
“Ky qytetërim ilir këtu është në një moshë me Vorfën dhe Shkodrën. Janë bërë gërmime arkeologjike këtu dhe janë zbuluar spatula, rrotë mullini, gurë i vjetër mullini apo edhe monedhë bronxi. Është një qytetërim 2700 vjeçar që i përket kohës së bronxit deri tek e hekurit. Në këtë vend ka jetuar fisi ilir i Labeatëve në shekullin e 7 deri të 5-të p.e.re”-shprehet Spahija.
Studiesi Spahija tregon edhe problemin dhe arsyen e protestës të banorëve të fshatit Boks.
“Këtu kanë filluar ta shfrytëzojnë për mermer në kohën e Partisë së Punës por e patën ndaluar në ato kohë vetëm për të mos prishur këtë vend me vlera të mëdha historike. Nëse merren këta gurë është një humbje e madhe sepse është pasuria jonë kombëtare dhe duhet ruajtur me çdo kusht. Është një pasuri jo vetëm e Shkodrës por edhe e gjithë Shqipërisë. Është gjynah që të dëmtohet dhe të mos ruhet sepse është një pasuri që në kohën e ilirve që nuk mund të gjehet më askund”-thotë studiuesi.

Madje ka mendohet se firma që po tenton të grabis gurët shekullor sipas studiuesit po bashkëpunon me Italian.
“Kam dëgjuar se firma bashkëpunon me italian dhe e çojnë mermerin në Itali. Jam tërësisht kundër në mënyrë që të mos prishet qytetërimi ilir”-tregon Spahija.
Të irrituar janë edhe vetë banorët të cilët thonë se jo vetëm humbet një vlerë e madhe historike e arkeologjike por nëse kërkohet të merren gurët aty nga pluhuri i madh që krijohet shkaktohen probleme shëndetësore duke qenë se shtëpitë janë të afërsi të malit ku ndodhet kalaja e Krahtulit.
“Lejet i kanë nxjerrë që në Ministri. Këtu janë vetëm 3-4 vetë që punojnë dhe gjoja të lidhur me shtetin por që nuk është ashtu. Nuk është kompani se po të jetë do veprohej ndryshe dhe jo në këtë mënyrë. Janë këto 3-4 vetë që kanë blerë me para më parë gurët në Domen dhe tani kanë ardhur këtu dhe duan t’i marrin dhe ta dëmtojnë këtë vend historik por edhe shëndetin tonë. Këtu kanë më shumë levërdi sepse merren ma paguar gurët për tu përdorur për prodhimin e mermerit”-tregon një banor.
“Ne kemi probleme. Dhomën e gjumit e kam shumë pranë dhe këtu është vend i banuar ndaj është problematike nëse këtu ushtrohet ai aktivitet që mendohet. Ka probleme të mëdha edhe për shëndetin sepse krijohet pluhur i madh dhe neve nuk na ka pyetur kush për t’na marrë ndonjë mendim nëse jemi dakord apo jo qoftë për vlerat historike por edhe problemin shëndetësor që na krijohet si shkak i sasisë së pluhurave. Ne do ta vazhdojmë ta kundërshtojmë sepse është problem dhe nuk do ta lejojmë”-shprehet një banor tjetër.
Legjenda për kalanë e Boksit
Banorët e fshatit Boks janë besnik deri në vdekje të asaj kalaje. Është simboli dhe krenaria e tyre. Kalaja e Krahtulit në Postribë ka edhe një legjendë që është përcjellë deri në brezat e sotëm.
Tregohet se njëherë e një kohë kur dora e plakut, prijësit të kalasë së Boksit nuk mundte më të tundte shpatën e rëndë të fisit, atëherë ai caktoi djalin e madh t’i printe fisit në luftë për mbrojtjen e kalasë së Boksit dhe gjithë territorit të Boksit. Në luftë me pushtuesin djali mbeti i vrarë. Pas kësaj beteje, shpata i kaloi djalit të dytë, tjetrit e kështu me radhë. Për fatin e keq të plakut mbetën të vrarë të nëntë djemtë e tij. Pas kësaj i gjithe fisi u ngujua në kështjellë.
Për t’i prirë fisit, me shpatën si simbol, iu ngarkua vajzës së vetme të plakut, motrës së nëntë vëllezërve të cilët të gjithë kishin rënë në luftë për mbrojtjen e vendit të tyre. Plaku urdhëroi që të ndizeshin zjarre të shumta me drurë thane dhe nga muret e kështjellës të derdhej sasi e madhe me verë. Të huajt që kishin rrethuar kështjellën pinë nga vera që derdhej nga sipër, u dehën e më pas i zuri gjumi. Sipas porosisë së plakut, në këtë moment i gjithë fisi doli nga kështjella për të luftuar me armikun të cilin e theu plotësisht duke arritur ta fitojnë betejën e ta mbrojnë kështjellën.
Është një legjendë si shumë të tjera por për banorët aty kjo do të thotë shumë. Arsyet janë të shumta që në asnjë lloj mënyre nuk do lejojnë që trashëgëmia e ruajtur me gjakun e të parëve të humbas e të tretet për hiç gjë. Nëse nuk merren masat e duhura në vazhdimësi protestat do të përshkallëzohen derisa të sigurohet ruajtja dhe mbrojtja e gurëve shekullor dhe gjurmët e mureve që ekzistojnë edhe sot dhe që vërtetojnë lashtësinë e saj dhe vlerat që mbart.
Kalaja e Krahtulit në lashtësi komunikonte me kalanë e Drishtit dhe atë të Shkodrës, kalanë e Rozafatit. Kur kërkohej ndihmë e nevoj, në majat e këtyre kalave ndizej një zjarr dhe vetëkuptohej se diçka po ndodh aty ku ndizej zjarri. Kjo ishte e vetmja mënyrë komunikimi. Po ashtu, jo shumë larg ngha kjo kala mendohet se janë varret e mbretit ilir Gent dhe mbretëreshës ilire Teuta. Ende nuk ka një zbulim të saktë por dyshimet dhe kërkimet më të mëdha janë fokusuar në atë zonë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO