Durrës, avokatit i grabisin kasafortën me 35 mln lekë në shtëpi (Dëshmia)

Avokati Edmond Saliu, të cilit iu grabit banesa në Durrës

Grabitet banesa e avokatit Edmond Saliu në qytetin e Durrësit. Ai ka denoncuar në Drejtorinë e Policisë së qytetit bregdetar se persona të paidentifikuar i kanë grabitur ditën e premte gjatë ditës kasafortën me 35 milionë lekë që kishte në banesë. Sali ka deklaruar se nuk ka qenë në banesë, por në punë në momentin që i kanë grabitur banesën, ndërsa e ka konstatuar kur është rikthyer. 

Gazetari i Report Tv, Artur Korriku thotë se autorët kanë hyrë në banesë duke hapur derën me një “çelës kopil”. Avokati kasafortën e kishte vendosur në dhomën e vajzës. Autorët duket se pas vështirësive që kanë hasur për ta hapur e kanë marrë kasafortën. Banesa e avokatit ndodhet në katin e dytë të pallatit në lagjen nr. 4 në qytetin e Durrësit.

Policia ka nisur hetimet duke sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve pranë banesës së avokatit për të shkuar në gjurmët e autorëve. Edmond Saliu është një avokat i njohur në Durrës, pasi ka mbrojtur disa cështje. Ai ishte njëri nga dy avokatët që mbrojti dy vëllezërit Ekonomi, të cilet u akuzuan se rrahën për vdekje të 60-vjeçarin Agim Arapi, dosje në të cilin ishte i përfshirë edhe Jurgen Kurti, që u vra pak javë më parë në Tiranë.


d.ba./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • Teo: 16/04/2019 14:18

    T,kesh shnetin mos u merzit.1 dem qe lahet me leke s,esht dem

    Përgjigju
  • Sotiri: 16/04/2019 09:25

    Gjynaf ky avokati i vollen mundin e djersen e 30 viteve.po paret nuk mbahen ne shtepi,apo i kishte para xhepi ky.

    Përgjigju
  • Adam: 15/04/2019 22:00

    po ti kot i paske pas ato tu nejt ,mire e kane bo qe ti kane marre ju duhen me mbaru noi hall ose me nduhmu noi fukara. Hajt se I ben prape ti po mos u merzit. Pyte I here dhe gocen se duhet te dije dicka ajo. Jeten t kesh se I ben prape

    Përgjigju
  • Lami: 15/04/2019 19:58

    I paska patur leke "haram". Megjithate hajdutet duhen gjetur dhe denuar

    Përgjigju