Shënohet një tjetër grabitje në qytetin e Librazhdit. Pas banesës së mjekut gjinekolog, Kujtim Albrahimi raportohet se është grabitur edhe një tjetër. Ngjarja ka ndodhur 10 ditë më parë, por është mbajtur e fshehtë nga policia, ndërsa banesa që është grabitur është e Skënder Xhanit, i cili është kunati i deputetit socialist Bashkim Fino.

Shtëpia e tij ndodhet në lagjen e njohur si 'Ushtaraku', ndërsa gazetari Aldo Kozarja raporton se i kanë marrë rreth 1.5 mln lekë të reja. Skënder Xhani është biznesmen rreth 55-vjeç dhe në momentin e grabitjes që ka qenë në mesditë, nuk ka pasur asnjë person në shtëpi. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, por deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.