Grabiti 500 mijë € bizhuteri në Maltë/ Bektash Muka del para Gjykatës, ja akuzat që u ngritën ndaj tij

Grabiti 500 mijë € bizhuteri në Maltë/ Bektash Muka del para Gjykatës, ja akuzat që u ngritën ndaj tij

Momenti i arrestimit të Bektash Mukës

MALTË- 27-vjeçari shqiptar, Bektash Muka, i arrestuar ditën e djeshme pas një viti në kërkim nga policia ka dalë ditën e sotme para Gjykatës.

Dy prokurorët Omar Zammit dhe Melvyn Camilleri, kërkuan burgimin e shqiptarit pasi përveç akuzave për vjedhjen e 500 mijë eurove bizhuteri, ai ka kërcënuar dhe dhunuar një oficer të identifikuar si Mario Mizzi dhe për armëmbajtje pa leje.

Muka u akuzua gjithashtu edhe për përdorimin e targave të një makine të vjedhur, drejtim mjeti pa licensë dhe për posedim kokaine në një masë më të madhe se për atë të përdorimit personal.

I përfaqësuar nga avokatja e tij, Marita Pace Dimech, Bektash Muka mohoi akuzat e ngritura ndaj tij por megjithatë nuk kërkoi lirimin nga paraburgimi.

Për të lexuar lajmin e arrestimit të Bektash Mukës, ditën e djeshme nga policia malteze (LEXO KËTU)

Për të lexuar historikun e 27-vjeçarit me policinë shqiptare dy vite më parë (LEXO KËTU)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja