TIRANE - 11 ditë pas grabitjes së 3.8 milionë eurove nga një autoblindi i kompanisë “Rogat security” në autostradën Tiranë-Durrës, prokuroria ka dyshime se ndonjëri nga 6 rojet e sigurisë ka lidhje me grabitësit.
Ky dyshim ka ardhur pas marrjes në pyetje veç e veç të punonjësve të sigurisë, të cilët kanë dhënë dëshmi kontradiktore lidhur me dinamikën e ngjarjes dhe detajet.
Tre prej tyre efektivët të policisë private gjatë dëshmisë së radhës në prokurori pohuan se makina e grabitësve ishte fourisitradë “Jeep” më mbishkrim dhe fenelinë policie. Tre të tjerët u shprehen vetëm se ishte një fouristradë e zezë pa fenelinë policie, duke hedhur poshtë deklarimet e kolegëve të tyre.
Kjo nuk ishte e vetmja pikë ku punonjësit e policisë private dhanë dëshmi kontradiktore.
Dy prej efektivëve te policisë private kanë janë shprehur se grabitësit ishin veshur me rroba që përdorin punonjësit e FNSH dhe kishin maska.
Kjo është hedhur poshtë nga 4 prej të pyeturve, të cilët kanë rrëfyer se agresorët ishin veshur më kostume sportive dhe maska.
Ndërkohë mësohet se prokuroria lidhur me këtë ngjarje do të pyesë edhe dëshmitare okularë, të cilët pritet të hedhin më shumë dritë rreth kësaj grabitje.
Të gjashtë rojet e arrestuar Artan Mane, Eduart Metollari, Niko Prifti, Agron Lloha, Agron Ademi dhe Alban Sharra vijojnë të merren në pyetje nga prokurorët e çështjes, ndërsa për ta është dhënë edhe masa e sigurisë pak ditë më parë.
Grabitja e shumës së konsiderueshme të parave ndodhi në 3 dhjetor në rrugën Tiranë-Rinas. Autorët u larguan me 4 thasë me para ndërsa qëlluan edhe në ajër për të trembur rojet e "Rogat Security" të cilët transportonin me një autoblind drejt Rinasit, lekët e një banke të nivelit të dytë.
Pas grabitjes autorët dogjën makinën me të cilën lëviznin dhe ende deri më tani nuk është arrestuar asnjë i dyshuar.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com