Policia ka dhënë detaje për grabitjen e ndodhur këtë mbrëmje në një argjendari në Kamëz. Blutë njoftojnë se autorët kanë qenë tre persona të cilët të maskuar dhe nën kërcënimin e automatikut kanë marrë disa bizhuteri në argjendari dhe më pas janë larguar me makinë.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 28.11.2023, rreth orës 17:15, në rrugën “Nënë Tereza”, tre persona të maskuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri automatik, kanë marrë disa bizhuteri në argjendarinë e shtetases E. S., dhe më pas janë larguar me një automjet tip "BMW".
Shërbimet Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Janë ngritur pikat e përkohshme të kontrollit në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë, Kukës dhe Shkodër.
Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor me specialistë të strukturave të posaçme të luftës kundër krimeve të rënda.
Grupi hetimor mbi bazën e të dhënave të administruara po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.
Lajmi kryesor:
Grabitet argjendaria në Kamëz, 3 autorët të maskuar marrin 500 gram flori nën kërcënimin e automatikut! Momenti kur arratisen me 'BMW' (FOTO)
