GRAMSH- Një i ri në Gramsh është arrestuar pasi ka tentuar që të korruptojë efektivin e policisë në mënyrë që të mos marrë masën administrative ndaj tij.
Aurel Mollaymeri, 25 vjeç, banues në Moglicë Korçë u arrestua nga efektivët e policisë pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, në vendin e quajtur “Parku në Gramsh”, është ndaluar nga Patrulla e Policisë Rrugore, për arsye se ka qënë duke drejtuar mjetin tip Benz me targa AA 191 AT , në shkelje të Kodit Rrugor.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t'i japë 1000 lekë punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale automjetin dhe lekët.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO