Zlatan Ibrahimovic ka ndezur debatet në botën e futbollit me kritikat e tij ndaj kapitenit të Zvicrës, Granit Xhaka, pas fitores 4-1 të helvetëve ndaj Bosnje Hercegovinës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Botës 2026.
Legjenda suedeze nuk e mirëpriti vendimin e Xhakës për të ekzekutuar një penallti në fund, ndërsa talenti i ri Johan Manzambi ishte vetëm një gol larg realizimit të një tregolëshi historik.
“Nuk i kuptoj disa futbollistë. Flasin çdo ditë për familjen, shpirtin e ekipit dhe lidershipin, por kur një djalosh është një gol larg hat-trickut, papritur të gjitha këto harrohen sapo akordohet një penallti”, deklaroi Ibrahimovic.
Sipas ish-sulmuesit suedez, një kapiten me eksperiencën e Xhakës duhej të kishte menduar për zhvillimin dhe besimin e lojtarit të ri.
“Xhaka është një emër i madh dhe një kapiten me përvojë, por pikërisht për këtë arsye duhej t'ia jepte topin Manzambit. Askush nuk e mban mend një veteran që shënon një tjetër penallti. Njerëzit mbajnë mend një talent të ri që prezantohet para botës me një hat-trick”, shtoi ai.
Ibrahimovic shkoi edhe më tej, duke vënë në dyshim konceptin e lidershipit në raste të tilla.
“Për mua është e thjeshtë, nëse je tashmë i konfirmuar dhe ia mohon një lojtari të ri mundësinë për një hat-trick, atëherë mos më fol për lidership. Më trego veprimet, jo shiritin e kapitenit”, përfundoi suedezi.
Vetë Granit Xhaka nuk ka reaguar në lidhje me këtë deklaratë, por pas goli ai bëri shenjën e 'heshtni' pas kritikave që ekipi i Zvicrës mori pas barazimit 1-1 kundër Katarit në debutimin e kësaj Kupe Bote.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






Si mundet Ibrahimovic ta komentoj Xhaken? Dhe si mundet edhe dikush te thote qe Ibrahimovic ka te drejte? Ibrahimovic e respektoj per fjalen: Nese Kosova eshte serbi edhe nena im eshte e virgjer!!! Por vet Ibrahimovic eshte arrogant e agresiv, ky nuk ka mundur e nuk do te mundet kurre te jete si Xhaka. Pse: Xhaka ka treguar gjithmone veti te kapitenit, i kritikon shoket e ekipit e kritikon edhe vehten, Xhaka ka shpirt te paster per ate edhe ku ka shkuar ka shkelqyer, me largimin e Xhakes zvicrra do e shoh qka ka pasur ne ekip (sikur se largimi i Shaqirit). Xhaka eshte njeriu me i drejte qe e njoh nga loja, mos te flasim per patriotizmin e tij. Ai lojtari qe ja nderroj kahjen lojes, nese eshte i mire do e vertetoj me kohe. Shendet te gjithve.
PërgjigjuDegjoni idiotin i cili me injorance e vet shkaterroj Milanin?Nje analfabet ,kur e pyeti gazetari se cili komandon shkuaren e milanit u pergjigj,un jam Bosi.Nje mercenar leku,nuk la skuader pa' ndertuar,nje njeri Jo i paster jep leksione Xhakes? Ik oo Ibra,e shfry gazrat ne vendin pa' diell ,suedia.Ne kampionat boteror nuk ka kohe per moral osé ekselenc,llogaritet fitorja dhe goli,nqse trajneri i zvicres gaboj se nuk luajti Mazambi faji mbetet i trajnerit,edhe une si Xhaka kam objektivat e mija.Ibrahimovic injoranti
PërgjigjuKritike me se e drejte. Ketu duket vlera e liderit te vertete. Zvicra tashme e kishte te fituar ndeshjen. I takonte edhe trainerit te nderhynte ne kete rast.
PërgjigjuXHAKA hyni në Historin Zvicrane me hol në 3 kampionate Saper bashk lojtarin e ri që shenoj 2 her edhe me asist të XHAKES ikan mjaftu pë të qen edhe më i mir lojnat tjera sepse me 3 dotë psonte NJË eufori diqka e tepert pra xhaka asht kapiten i verrtet edhe si veteran Ibrahimoviçin enjohim si lojtar shum i mir po pjesen e dyt të karieres eka kalu tu hecë naper fushë e shoket lujë ika mungu kjo e GRANITIT Shqiptarët e + edhe Zviceranet larg e gjujn Granit Suksese
Xhaka shenoi nje gol dhe u be lojtari i dyte i zvicres pas Xherdan Shaqirit qe shenon ne 3 kampionate boterore. Pra secili ka synimet e veta . Te jesh kapiten nuk do me thene patjeter te veteofrohesh per cdo gje, por te drejtosh ekipin drejt fitores dhe harmonise ne grup. Gje qe Xhaka e ka bere me se miri