Një komedi franceze në 'Opera', Xhunga: Hymn për familjen! Çobani: Me Andian dhe në skenë! Rozana Radi: Jam një kazanova, me një ndryshim nga personazhi

Në hollin e Teatrit të Operas, publiku zë vend në ambientet e improvizuara këtë të hënë... Andia Xhunga vendos në skenë, komedinë franceze “Gratë e Kazanovës” nga Jean- Claud Danaud.

Zgjedhja nuk është rastësore. Në kohët moderne që jetojmë është i brishtë kufiri mes lirisë e shthurjes... E si kambanë, Xhunga tenton të çojë mesazhin tek publiku, për rikthim tek vlerat, shpresë tek dashuria, e besim tek familja... Ajo interpreton në petkat e Rebekës, një nënë zëvendësuese, që pranon të bëjë fëmijë me porosi...

"Kjo është një komedi që bën himn për familjen! Zgjedhja e skenës erdhi edhe si pasojë e mungesës së sallava teatrale. Vështirësi pati pak sa i përket akustikës, ccka ne e zgjidhëm përmes mikorofonave. Por ju e patë dhe vetë entuziazmin e publikut, ccka tregon se ka funksionuar", shprehet regjisorja e shfaqjes Andia Xhunga, njëherazi aktore.
 

Një tjetër shfaqje kjo, ku çifti Xhunga e Çobani janë bashkë.

"Tashmë kemi krijuar një ekuilibër bashkë edhe në skenë.  Kësaj here ishte Andia në rolin e regjisores, dhe ishim partner dhe si aktor. Ishte si një plus për tu ndjerë edhe më shumë komod me njëri-tjetrin", shprehet Indrit Çobani, protagonist në komedi.

Indriti është në rol Kazanova... Përmes rrëfimit të tij, ai sjell historinë e një 40-vjeçari, që teksa përpiqet të mos dal nga rutina prej beqari të lirë, zhytet në një burg modern.

"Ka brenda një dialog të mirë. Ka një saktësi shfaqja të cilës duhet t'i përmbahesh, por nga ana tjetër ka edhe argëtim e humor", shton Çobani.

Fëmijë me kontratë, si të qe një biznes, tentativa siç thotë personazhi për ta anuluar, a marrëdhënia sipërfaqësore me Kristinën, shitësen e akulloreve të interpretuar nga Rozana Radit e çojnë Kazanovën pa kuptuar drejt kaosit.

"Personazhi i Kristinës i ngjan shumë personazhit tim të jetës. Me thënë të drejtën jam një kazanov  në jetën time dhe përgjithësisht kam bërë në jetën time ccfarë kam dashur. Por, ndryshe nga Kristina unë besoj në institucionin e shenjtë të martesës", shprehet aktorja Rozana Radi.

Në shfaqje ku interpretimit të Çobanit i shtohen edhe elementë të stand up shoë-t, por publiku që lihet i lirë të bashkëveprojë mund të gjejë edhe  grimca paralelizmi në aktrim e batuta me Pallatin 176.

Nga shfaqja në shfaqje gjithçka mund të ndryshojë... Publikut i mbetet ta ndjekë komedinë deri në 20 tetor, ajo që është e sigurt, është se artistët kanë një mesazh me rëndësi për të përcjellë!

A.M./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuon vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë

Pensionet në rrezik? Për një pensionist sot kontribuon vetëm 1.17 të punësuar, eksperti: Me skemën aktuale rritja e pamundur, ja ku duhet ndërhyrë