Greqi/ Arrestohet vrasësi i 63-vjeçarit shqiptar që u gjend në rrugë: Ja përse e vrava me armë gjahu

Greqi/ Arrestohet vrasësi i 63-vjeçarit shqiptar që u gjend në rrugë: Ja përse e vrava me armë gjahu

Foto ilustruese

Sot është arrestuar vrasësi i shqiptarit 63-vjeçar në Korfuz, Greqi. Emri i tij nuk është bërë i ditur, por ajo çka dihet deri më tani është se në pranga është vendosur një banor i zonës. Sipas mediave greke, ai ka pranuar para policisë autorësinë e krimit duke thënë se pasi është zënë me shqiptarin, ka marrë një armë gjahu dhe e ka vrarë. E për t’u mos zbuluar trupi i tij, ai ka rrëfyer më tej se e ka hedhur në një kanal aty pranë.

Më datë 26 nëntor u raportua nga mediat fqinje se trupi i pajetë i shqiptarit u zbulua nga kalimtarët e zonës midis Dragotenit dhe Spartas të Korfuzit. Familjarët e kishin denoncuar 63-vjecarin për zhdukje në Polici, pasi i kishin humbur kontaktet me të. Ka qenë pikërisht kjo shtysa që i ka vendosur forcat policore në kërkim të tij.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas

Barcelona në telashe, humbet gjyqin për çështjen Olmo! Sulmuesi pritet të largohet falas