/ATSH-AFP/ - Arritja e një marrëveshjeje mes Athinës dhe kreditorëve, BE dhe FMN, për të garantuar mbijetesën financiare të vendit është më pranë se kurrë pavarësisht mosmarrëveshjebe dhe planit absurd propozuar Athinës nga kreditorët, konfirmoi sot kryeministri grek, Aleksis Cipras para Parlamentit.
"Ne jemi më pranë se kurrë një marrëveshjeje, që duhet të mbyllë një klauzolë përsa i përket qëndrueshmërisë së borxhit grek", theksoi Aleksis Cipras gjatë një seance të jashtëzakonshme para deputetëve ku ai u kërkoi kreditorëve të tërheqin propozimet absurde për masat buxhetore paraqitur në Bruksel nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker kreut të ekzekutivit grek.