ATHINË, 6 qershor /ATSH-AFP/ - Kryeministri grek, Aleksis Cipras është angazhuar në një përballje të dyfishtë me kreditorët ndërkombëtarë dhe radikalët e partisë së tij, ndërkohë që duhet në mënyrë urgjente arritja e një marrëveshjeje për të shmangur që vendi i tij të përballet me falimentimin.
Situata e jo e mirë mes Greqisë dhe kreditorëve, kryesisht me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka ndikuar ndjeshëm në bursën e Athinës, me treguesin që ka humbur një kuotë prej 4.96 për qind.
Greqia, FMN-ja dhe Bashkimi Evropia kanë pasur mosmarrëveshje që prej disa javëve për një plan shtrëngues reformash, që kushtëzon zhbllokimin e 7,2 miliardë eurove që kishin mbetur për tu dhënë që prej vjeshtës së vitit 2014, në kuadër të planit ndërkombëtar të asistencës ndërmarrë në vitin 2010.
Në një fjalim në Parlament dje në mbrëmje, Cipras konfirmoi se arritja e një marrëveshjeje mes Athinës dhe kreditorëve, BE dhe FMN, për të garantuar mbijetesën financiare të vendit është më pranë se kurrë pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe planit absurd propozuar Athinës nga kreditorët./
/ec/










