/ATSH-AFP/ - Qeveria greke përgënjeshtroi sot zërat në media sipas të cilave ministri i Financave, Janis Varufaqis, konsideruar si fyes ndaj palëve evropiane, ishte në prag të dorëheqjes.
Zërat nisën pas një artikulli nga e përditshmja popullore gjermane "Bild" që citonte një burim qeveritar sipas të cilit "ishte vetëm çështje kohe" para se ministri do të linte funksionet e tij.
"Këto zëra janë krejtësisht të pabaza", theksoi zyra e qeverisë. Qeveria përgënjeshtron kategorikisht çdo problem dhe çdo hipotezë për dorëheqjen e Varufaqis", theksoi zëdhënësi.
Megjithashtë, duket që ministri, i gjithëpranishëm në median evropiane që prej ardhjes në pushtet të partisë së majtë radikale Syriza në fund të muajit janar, dhe shumë i kritikuar veçanërisht për një reportazh fotografik në "Paris-Match" duke i dhënë një imazh shumë të largët me idetë e tij politike, ka ulur pak programin e intevistave dhe dalejeve publike.
Kjo nuk e ka penguar të japër tre intervista për shtypin e huaj gjatë kësaj jave.
Ministri, thekson i njëjti burim, ka qenë gjithashtu shumë i zënë me listën e reformave që qeveria duhet të paraqesë për kreditorët të hënë për të siguruar zhbllokimin e një kësti tjetër të kredive.
/Shqiptarja.com