ATHINË - Rritje 1,9 për qind ka shënuar Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë në tremujorin e tretë të këtij viti dhe tashmë rezulton krejtësisht i realizueshëm parashikimi për një rritje ekonomike 0,6 për qind për gjithë 2014-ën, ndërkohë që ekzistojnë të gjitha gjasat për një rritje ekonomike 2,9 për qind për vitin e ardhshëm.
Autoriteti Statistikor Grek (ELSTAT) që publikoi të dhënat provizore për llogarinë kombëtare, i përmirësoi në 1,9 për qind vlerësimet fillestare për PBB-në e tremujorit të tretë.
Revizionimi pozitiv sipas ELSTA-it, i dedikohet të dhënave që nuk ishin fillimisht të disponueshme si import-eksportet e shtatorit, xhiroja në sektorin e shërbimeve dhe ecuria e papunësisë.
Rritja e PBB-së në tremujorin e tretë i dedikohet kryesisht shtimit të konsumit dhe investimeve private./ ATSH/
/Shqiptarja.com