Greqi/ Transferohet fshehurazi në burgun e Grenevës 37-vjeçari që vrau me thikë 11-vjeçaren

Greqi/ Transferohet fshehurazi në burgun e Grenevës 37-vjeçari që vrau me thikë 11-vjeçaren

11-vjecarja dhe daja e saj 37-vjeçar

Është transferuar në burgun e Grenevës ditën e sotme 37 -vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen me kaçavidë të mbesës së tij 11-vjeçare, Vasiliki, më 10 qershor të këtij viti.

Sipas medias greke Voria.gr, shqiptari i akuzuar për vrasjen e të miturës nga Myrtia e Ilisë, ka mbërritur në burgun e Grevenës në masa të rrepta sigurie dhe mënyrë të fshehtë për të shmangur çdo incident që mund të kishte lindur nga zemërimi popullur ndaj 37-vjeçarit.

Ai u transferua nga Patras në burgun e Grenevës një burg i sigurisë së lartë.

Pasi mbërriti në qendrën e paraburgimit, vrasësi iu nënshtrua një sërë analizash për të përcaktuar nëse është përdorues droge dhe pritet t'i kryejë disa seanca me psikologë dhe psikiatër specialistë për të analizuar gjendjen e tij mendore, me qëllim për të shmangur problemet që mund t’u sjellë shokëve të burgut.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Kroacisë sfida e dytë në Euro 2024, kush fiton?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të jetë kreu i ardhshëm të NATO-s, Hungaria dhe Sllovakia heqin veton ndaj tij