Greqi/ Tymi mbulon Athinë, zjarri përfshin dy rajone pranë kryeqyetit, digjen disa shtëpi

Greqi/ Tymi mbulon Athinë, zjarri përfshin dy rajone pranë kryeqyetit, digjen disa shtëpi

Tymi në Athinë

ATHINË - Zjarri i madh ka përfshirë edhe Athinën ditën e sotme, teksa dy zona rreth qytetit, Varnava dhe Megara janë përfshirë nga flakët.

Siç duket edhe nga pamje  të ndryshme qyteti i Athinës duket i pushtuar nga tymi i zi që vjen prej flakëve në rrethina.

Zjarri në Varnava dhe Megara ka bërë që rezidentët e këtyre zonave të evakuohen, teksa në terren janë rreth 190 zjarrfikës., 40 automjete dhe 5 helikopterë. Edhe rajone të tjera pranë Athinës janë në panik prej zjarreve.

Ndërkohë flakët kanë pushtuar Greqinë gjatë gjithë këtij sezoni veror. Situata në Athinë duket alarmuese për sot (e dielë) dhe të nesërmen. Siç bëhet me dije nga mediat greke, zjarri favorizohet edhe nga era e fortë, çka krijon një shpejtësi të madhe me të cilën përhapen flakët e zjarrit.

Sipas kryebashkiakut të Megarës, në zonë janë djegur disa shtëpi prej zjarrit, ndërsa vazhdimisht dëgjohen shpërthime.

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike

Temperaturat e larta dhe turizmi i bënë më të kripura çmimet në Shqipëri! Shtrenjtohen kondicionerët, qiratë, ushqimet e pijet alkoolike