TIRANË - Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Ledjon Krisafi komentoinë 'Studio Live' deklaratat e kryeministrit grek Mitsotakis sot në Janinë.
Ky i fundit u shpreh se Greqia mbështet rrugëtimin e Shqipërisë në BE, por mund të kushtëzojë shpejtësinë e kësaj ecurisë, për shkak se Shqipëria sipas tij nuk ka përmbushur disa detyrime lidhur me pakicat kombëtare dhe pronat e tyre.
Për Arbër Hitajn, eksperti shprehet se ky qëndrim është diçka e pritshme nga Greqia, pasi ata e kanë problemin kryesor me Himarën dhe me pronat e lakmueshme në këtë zonë.
'Diçka e pritshme. Kur të hapeshin kapitujt do hapeshin dhe çështjet e pronave, e pritshme nga Greqia. Shqipëria i plotëson më shumë kushtet e mbrojtjes së pakicave me krahasim me Greqinë. Problemi mes dy palëve kur ka dy dallim kur përcaktohet çfarë është një pakicë. Për Shqipërinë ajo me ligj në jug, ndërsa për Greqinë është edhe Himara. Këtu shkon dhe përplasja e dy palëve.'
Më tej Krisafi thotë se Greqia ka dhe çështje të tjera me Shqipërinë si ligji i luftës dhe çështja e detit.
'Ato janë prona që kanë interes për turizmin, investitorët. Greqia ka një lloj mjegulle çfarë kërkon. Kërkon të drejtat e pakicës, kur shkojmë tek detajet janë të përgjithshme. E rrallë të gjesh një pakicë kombëtare si pakicave greke, që ka ministra, deputetë, kryetarë bashkie. Pakica shqiptare në Serbi nuk e mendon të ketë ministër përtej Preshevës. Përplasja lidhet me Himarën, aty janë pronat nuk janë në Dropull. Aty shteti shqiptar nuk i quan pakicë. Ka dhe disa çështje të hapura, si çështja e detit, e ligjit të luftës. Shqipëria mundohet ta mbylli por Greqia nuk i shpëton dot. Do jetë e detyruar të merret me çështjen e ligjit të luftës. Janë çështje të politikës së jashtme. Janë disa çështje që pritej të kishin problematikë. Duhet shkuar në një qasje të përbashkët me atë të Ditmir Bushatit dhe Niko Kotzias para disa vitesh. Nga shteti grek ka një mos-dëshirë për të mos u marrë me ligjin e luftës.'
Sa i përket politikës amerikane në rajon, Krisafi mendon se nuk do ndryshoj me ardhjen e Trump, pasi sipas tij ka patur vijimësi edhe më parë kur Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë dhe më pas me ardhjen e Biden.
'Politikë që qeveritë amerikanë e kanë patur me shumë vite. Them që në rastin e Shqipërisë non grata u nis me administratën Trump dhe u mbyll me atë Biden. Edhe kur Trump ishte president në vija të përgjithshme politika amerikane nuk ndryshoi. Ka një vazhdimësi politika amerikane që vijon në gjithë botën. Nuk mendoj se do ketë ndryshim në këtë rast në Ballkan. Politika amerikane nuk ka ndryshuar qoftë ndaj Bosnjes apo vendeve të tjera në Ballkan. Politika amerikane ndryshon shumë pak. Pritshmëritë për të hequr non grata më duken të tepruara.'