Prej 11 ditësh Greqia lufton me flakët të cilat kanë shkrumbuar të paktën 1,008,740 hektarë. Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit dhe njësitë e këmbësorëve janë përpjekur dhe vazhdojnë të përpiqen, në mënyrë që vatrat e vogla dhe të shpërndara, të mos shkaktojnë vatra të tjera të mëdha.
Nga 29 korriku deri më 12 gusht, 1,008,740 hektarë janë djegur raportoi Observatori i Athinës. Gjatë së njëjtës periudhë nga viti 2008 deri në vitin 2020, është djegur një mesatare prej rreth 27,500 hektarësh.
"Zjarret që janë duke u ndezur aktualisht janë shumë shkatërrues dhe kanë një nivel shumë të pazakontë të intensitetit," i tha AFP Mark Parrington, një shkencëtar në Copernicus, Agjencia Evropiane e Ndryshimeve Klimatike EFFIS.
Në një kohë që akuzat për keq menaxhim dhe reagim të ngadaltë janë rritur ndjeshëm, ditën e sotme kryeministri grek ka bërë të ditur një rikompozim të qeverisë.
Betimi për anëtarët e rinj bëhet sot në 13:00 në Presidencën e Greqisë. Zëdhënës i ri i qeverisë greke emërohet Janis Ikonomu, ish-zv.ministër i Zhvillimit Bujqësor.
Ministër i Shtetit emërohet Christos-Jeorgios (Akis) Skertsos, ish-zv.ministër i Kryeministrit. Zv.ministër i Kryeministrit për Trajtimin e Katastrofave Natyrale emërohet Christos Triandopoulos, ish-sekretar i Përgjithshëm i ministrit të Ekonomisë.
Të enjten kryeministri grek theksoi se në një situatë kur ende po luftohet me flakët nuk është pozitive për asnjë palë që të gjendet fajtori por të gjendet zgjidhje, duke mbrojtur kështu Nikos Chardalias, zv.ministër i Trajtimit të Krizave dhe Michalis Chrysochoidis, ministër i Mbrojtjes së Qytetarit.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
12.8%
-
Korrupsion
82.9%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 1853
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
U kap bashkë me Laert Haxhiun në Greqi, Interpoli sjell në pranga Firdeus Berberin! Plagosi djalin e biznesmenit në vitin 2022 në Pogradec
21 Gusht, 13:22
-
50 vite nga ndarja e ishullit të Qipros, Erdogan: Jo federatë e bashkuar! Mitsotakis: Republikë me një sovranitet të vetëm
21 Korrik, 14:39
-
Riaktivizohen zjarret në Dropull, Greqia sjell në ndihmë 2 avionë! Ministri i Mbrojtjes: Mirënjohje! Digjet parcela me grurë në fshatin Humelicë
10 Korrik, 09:31
-
Mitsotakis nga samiti i NATO-s: Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut, e panegociueshme
9 Korrik, 21:53
-
Mitsotakis nga Brukseli, kërcënon se të bllokojë aspiratat e Shkupit për në BE
29 Qershor, 13:54
-
35-vjeçari shqiptar u vra me thikë në burgun grek, zbardhet shkaku i sherrit me shokun e qelisë
26 Qershor, 22:43
-
Greqia akuzon Maqedoninë e Veriut për 'shkelje të rëndë', mbi përdorimin e emrit të vjetër
24 Qershor, 21:50
-
Britania e Madhe kthehet në vendstrehim për të arratisurit shqiptarë! 27 persona u ekstraduan për vepra të kryera në Francë, Itali dhe Gjermani
15 Qershor, 14:46
-
Alba Malltezi: Kryeministri Mitsotakis dhe fisnikëria e rifituar e shqiptarëve
13 Maj, 20:10
-
Davkova u betua në emër të Maqedonisë/ Reagon kryeministri grek: Provokim! Shkupi t'i rikthehet Marrëveshjes së Prespës
13 Maj, 09:42
-
Nesër Mitsotakis në Turqi! Erdogan: S’jemi për konflikte, rëndësi ka fqinjësia e mirë
12 Maj, 13:56
-
Kreshnik Spahiu: A po përgatit Greqia një skandal, incident, provokim apo 'atentat' kundër Edi Ramës në Athinë
9 Maj, 12:05