Britania publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime, Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë

Britania publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime, Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë

Foto ilustruese

Plazhet e Shqipërisë do të jenë mes destinacioneve kryesore për turistët britanikë këtë verë. Kjo u bë e ditur nga eksperti britanik i turizmit, Simon Calder, një ditë para se Britania të publikojë listën e vendeve ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga 17 maji, pa nevojën e karantinës, megjithëse do të zbatohen testimet para nisjes dhe pasi të kthehen sërish në vendin e tyre.

E ndërsa paralajmëron britanikët që të përmbajnë entuziazmin, pasi shumë vende do të jenë të paarritshme, Calder tha për “Expres.co.ku” se janë tre destinacionet më të mëdha të plazhit të mundshme, Malta, Portugalia dhe Shqipëria.

E në fakt, pas nisjes së fushatës së vaksinimit masiv, Shqipëria ka dalë edhe nga harta e kuqe e COVID në botë, duke u renditur mes vendeve ku situata me pandeminë është përmirësuar, me një ulje të ndjeshme të rasteve të infeksionit dh epo ashtu edhe fataliteteve.

Ndërkohë, faqja prestigjioze e të dhënave, ourëorldindata.org, e renditet Shqipërinë të parën në Rajon e Europë në dozat e kryera të vaksinave për 100 banorë në 7 ditët e fundit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grameno: 06/05/2021 19:14

    Ilir Meta mbeturin e soit të Sali Berishes. Sa më par të ikin si përfaqësues të Shqipëtarve aq më mirë do jet për Shqipërin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin