Është bërë çështja e ndalimit të Fredi Belerit, një shqiptar me identitete të ndryshme dhe një të kaluar të paqartë, një çështje qendrore në debate dhe diskutime. Gati përnatë. Në tavolinën time të punës mbaj përherë “Republikën” e Platonit. E hap shpesh dhe lexoj e rilexoj ato fjali të një logjike gjeniale e të një bukurie të rrallë njerëzore shkruar në shekullin e IV. Nga një grek. Dhe mendoj: çfarë lidhje ka kjo mrekulli e mendjes dhe e shpirtit njerëzor, kjo pasuri e pamatë e gjithë botës me Fredi Belerin? Asnjë. Pastaj vij në koncertin e fundit në Air Arena të Nikos Vertis në kuadër të javës së Greqisë dhe mendoj për tingujt magjikë të Sirtakit të Mikis Theodorakis, pastaj më kalojnë në sytë e mendjes pamjet e Irene Papas krah Bekim Fehmiut, një Penelopë helene dhe një Odise shqiptar, madje më shqiptar se shqiptarët, një artist nga Kosova.
Ç’lidhje ka Greqia me Fredi Belerin? Ç’lidhje kemi ne në Shqipëri me të? Asnjë lidhje, asgjë.
Ndoshta është një njeri, një fenomen, që edhe Greqia edhe ne është mirë ta harrojmë, ta mbajmë larg vëmendjes tonë. Ata si grekë e ne si shqiptarë, nuk kemi asgjë të përbashkët me Fredi Belerin dhe të ngjashmit e tij. Këto njerëz e fenomene janë si ata gurët e rëndë që një notari ja lidhin në këmbë, kërkojnë ta zhysin e t’i ndalin lundrimin. Këto gurë shumë prej nesh duhet t’i heqin, t’i zgjidhin, pavarësisht se ka të tjerë, për interesa të vogla, të pamenduara ndoshta, për interesa inatçore apo polemike, i shtojnë e i shumëfishojnë.
Greqia nuk ka aspak nevojë për Fredi Belerin, as Himara dhe as ne sigurisht. Janë të tjera forca që nuk na përfaqësojnë, që ngulmojnë të ngrenë në sipërfaqe çështje dhe individë që nuk janë asgjë as për Greqinë dhe as për Shqipërinë.
a.m./K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.6%
-
Jo
11.9%
-
S'do votoj
6.5%
Vota total: 463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Kombëtarja U-21/ Shqipëria barazon 0-0 në Greqi
21 Mars, 18:19
-
Kretë/ Plagosi me armë 3 grekë gjatë 'festës së beqarisë', arrestohet pas 2 vitesh 'Nardi', bosi shqiptar i krimit dhe kontrollit të lokaleve të natës
17 Mars, 16:09
-
'S'janë miqësore por si finale', Bushi për listën e Kombëtares U-21: I kisha në listë, 2 lojtarë gënjyen! Zgjodhën Kosovën
17 Mars, 14:46
-
Protestat masive dhe mocioni i mosbesimit, Mitsotakis ndryshon kabinetin qeveritar
14 Mars, 11:56
-
Pista (jo)befasuese greke: 'Pas arrestimit të Veliajt fshihet një strukturë…' Çfarë ka dashur të thotë Edi Rama?
10 Mars, 09:56
-
Demalia: Segmente të SPAK janë nën kontrollin e Berishës, prokurori i Veliajt shok i Argitës! Ironizon opozitën: Koalicion patriotik me Belerin dhe shovenizmin grek
7 Mars, 18:43
-
Sazan Guri: Rama ta dorëzojë pushtetin vullnetarisht, opozita pa strategji! Partinë ia dhashë Konservatorëve! Haklaj: Berisha i dorëzuar te lobi grek! Futi në listë Metën që ta nxjerrë nga burgu
7 Mars, 17:51
-
Mero Baze: Pse Berishës i duhen më shumë aleatët se 'demokratët'?
3 Mars, 21:45
-
Sali Berisha iu ‘përul’ Greqisë, Rama e ironizon me bufin që flet Greqisht: 'Zoti Dule, zoti Beleri, Efkaristo Poli' (VIDEO)
25 Shkurt, 12:07
-
Kombëtarja U-21 miqësore me Greqinë në mars
25 Shkurt, 11:17
-
Berisha përulet para Greqisë: Kthejmë marrëveshjen e detit! E firmosi vetë në 2009, por Kushtetuesja e rrëzoi
24 Shkurt, 14:57
Bejleri eshte fytyra e vertete e Greqise ,e maskuar nen petkun e bukurise natyrore dhe te civilizimit ilir.Nje shtet diktatorial fetar qe me shume ngjan me Iranin dhe Turqine se sa me Evropen e bashkuar.
Përgjigju