TIRANE- Rëndohet bilanci i viktimave nga epidemia e gripit që ka prekur Shqipërinë në javët e fundit duke e çuar në shtatë numrin e personave që kanë ndërruar jetë.
Katër viktimave të ditëve më parë u janë shtuar sot edhe tre të tjera, dy të moshuar, një në Vlorë, një në Korçë si dhe një fëmijë nga Lezha, që ndërroi jetë në Pediatrinë e QSUT, Tiranë. I vogli ndërroi jetë sot në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi u transportua nga Lezha.
Vdes femija 3 vjec
Gjatë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se një fëmijë 3-vjeçar nga Lezha ka ndërruar jetë si pasojë e virusit të gripit të stinës AH3N2.
3-vjeçari me inicialet B.Z ishte shtruar prej një jave në spitalin e Lezhës pasi ka pasur temperaturë të lartë, ethe dhe kollë.
Por për shkak të mos përmirësimit të shëndetit, fëmija u transferua në Tiranë, ku u shtrua në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 3-vjeçari ka pasur edhe shenja të tjera klinike si, mosreagim ndaj dhimbjes, hipotoni muskulare, gjendje prekome, vështirësi në frymëmarrje dhe frymëmarrje të zhurmshme si dhe ishte diagnostikua me "Encephalomielit". Mostrat e marra për ekzaminim nga ISHP-ja konfirmojnë që pacienti ishte i prekur nga virusi i gripit stinor AH3N2.
Edhe pas trajtimit në Reanimacionin e Shërbimit të Pediatrisë në QSUT, fëmija ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Ministria e Shendetesise thekson se gjatë të njëjtës javë, familjarët me të cilët jeton, katër pjesëtarë (nëna, babai, gjyshja, gjyshi) kanë kaluar sëmundje respiratore të ngjashme me gripin.
Më herët për shkak të virusit AH3N2, kanë humbur jetën edhe katër persona të tjerë të moshuar, të shtruar te spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi).
Mjeku i Lezhës: Fëmijën e kuruam, por gjendja u rëndua, ndaj e nisëm në Tiranë
Mjeku i Lezhes, Kastriot Kol Marku, në një prononcim për Shqiptarja.com është shprehur se gjendja e fëmijës 3- vjeçar ka ardhur duke u përkeqësuar e për pasojë është dërguar me urgjencë në Tiranë.
Ai shprehet se vogëlushi erdhi në fillim me të vjella dhe pasi është trajtuar me urgjencë, gjendja e tij është përmirësuar e për pasojë është dërguar në shtëpi, për të ardhur më pas të nesërmen sërish.
“Fëmija është paraqitur para urgjencës pediatrike më datën 15 Janar, rreth orës 16:00, me të vjella e temperaturë. Me gjendje të mesme. Për këto arsye fëmija është trajtuar në Urgjencë me kortizonikë, dekstametazol, cefteaksone travilan, perfuzione me fiziologjik dhe antiperitik, paracetamol venoz. Pasi ka kryer këtë mjekim është dërguar në shtëpi dhe është rekomanduar të paraqitet sërish në darkë. Në darkë ka ardhur sërish në orën 20:00. Fëmija ka qenë pa temperaturë, pa të vjella dhe ka marrë sërish serum për t’u paraqitur sërish nesër”, u shpreh mjeku.
Por sipas mjekut, 3- vjeçari është paraqitur të nesërmen në spital në gjendje të rëndë ku dhe u dërgua drejt kryeqytetit.
“Të nesërmen ka mbërritur në gjendje të rëndë, pa të vjella e temperaturë por si në gjendje kome, i përgjumur. Menduam për ndonjë infeksion viral prekje të cipës së trurit dhe e shoqëruam në Tiranë të shoqëruar nga personeli mjekësor”, tha mjeku i spitalit të Lezhës, Kastriot Kolmarku.
/Shqiptarja.com

VIDEO