Arratiset anëtari i 'Habilajve'? Çela nuk gjendet në Itali, Koçerri: Mos ma nxirrni fytyrën se kanë probleme fëmijët

Arratiset anëtari i 'Habilajve'? Çela nuk gjendet në Itali, Koçerri: Mos ma nxirrni fytyrën se kanë probleme fëmijët

TIRANE-Ka dështuar sërish seanca për anëtarët e grupit Habilaj që po gjykohen te Krimet e Rënda duke u shtyrë. Shkak është bërë mos njoftimi i Sabahudin Çelajt, i cili nuk është gjetur në banesë në Itali ku ndodhet në masën e sigurisë 'arrest shtëpie' duke ngjallur edhe dyshime se mund të jetë arratisur. Edhe Nazer Seiti që po ashtu ndodhet në Itali në të njëjtën masë sigurie nuk është arritur që të njoftohet. Burime nga Krimet e Rënda pohojnë se të dy personat, si Çelaj dhe Seiti nuk kanë konfirmuar marrjen e njoftimit.

Gjithashtu një tjetër shkak për dështimin e seancës ka qenë edhe mos mbërritja e letër-porosive nga jashtë për të disatën herë për grupin e Habilajve në Gjykatën për Krime të Rënda. Sabahudin Çelaj dhe Nazer Seiti po gjykohen në vendin fqinj së bashku me Moisi Habilajn, që konsiderohet kreu i grupit kriminal.

Në seancën e sotme te Krimet e Rënda në Tiranë, Armando Koçerri i vetmi në burg në Shqipëri nga grupi kriminal ka kërkuar mos lejimin e kamerave në seancë për shkak të problemeve që kanë shfaqur fëmijët e tij 5 dhe 6 vjeç në Vlorë. Koçerri ka kërkuar të mos shfaqet në media me fytyrë, ndërsa gjykata në seancat e ardhshme pritet të marrë vendim për këtë kërkesë, raporton gazetari Arsen Rusta.

Anëtarët e bandës që po gjykohen te Krimet e Rënda akuzohen për grup të strukturuar kriminal në trafikun e drogës drejt Italisë. Seanca e radhës do të jetë më 11 qershor në orën 13:30. Ndërkohë që Moisi Habilaj dhe disa anëtarë të tjerë të bandës po gjykohen në Itali.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital

Sarandë/ Aksident pranë fshatit Shijan, makina kthehet përmbys në një kanal gjatë rrugës! Lëndohen dy persona dhe dërgohen me urgjencë në spital