Grupi i zjarrit

Grupi i zjarrit

Protesta e PD-së tek bashkia

Dogjën goma, hodhën molotovë, tym e flakë qendra e Tiranës, smog dhe ndotje alarmante, dhe sërish kërkonin nga Policia e Shtetit “mos provokoni qytetarët paqësorë, mos u merrni me qytetarët por me Erion Veliajn, mos  ushtroni dhunë sepse do të merremi me ju personalisht”. Dhe plot e plot, kërcënime të tilla. Protestë apo grupim dhune. Parti politike, apo grupi-zjarrit. Duhet ndarë kjo padyshim, pasi nuk ka mbetur asnjë dilemë tjetër. Për çdo akuzë, e dinë derën e organeve të hetimit dhe gjykimit, por duan tym, flakë zjarr, policë të lënduar, sherre dhe fjalor banal. A thua kjo është “protestë paqësore”?

A thua kjo është partia që kërkon të vijë në pushtet me zjarrvënës, profesionistë molotovësh, apo dhe dhunues institucionesh ? PD, duket se është kthyer në “grupi –zjarrit”. Zjarr në Parlament, zjarr në bashki, zjarr në bulevarde, zjarr në institucione, zjarr në qytete dhe fshatra. A thua se, kjo është e vetmja rrugë që kanë zgjedhur demokratikasit, për t’ju imponuar Ramës, Veliajt, apo dhe nderkombëtarëve ?

Ato që kanë ngodhur deri sot, e konfirmojnë plotësisht një humbje të re të PD-së në zgjedhjet e reja të 2025. Dhe kjo për 1001 arsye, por më kryesorja mbetet se, ata kanë mbetur po ata, që ishin në 1992, 1996, 1997, 1998, 2001, 2005 dhe 2013. Nuk kanë ndryshuar as lidership, as mentalitet, as ide dhe programe politike. Nuk kanë ndryshuar asgjë, edhe pse e kanë pësuar me humbje seriale zgjedhjesh. Të dalësh mes Parlamentit, mes Tiranës, dhe të ndezësh zjarre, tymuese, të hedhësh molotovë, të dhunosh institucionet dhe uniformat e shtetit, është e pafalshme. Dhe shqiptarët, nuk harrojnë kollaj.

Ata të ndëshkojnë me votë, me distancim, me heshtje, dhe me bashkim rreth asaj partie dhe atij lideri, që punon, nderton, dhe mendon të bëjë më të mirën për vendin dhe popullin. Tymi, zjarri, flakadanët, dhuna verbale dhe fizike, aktet e tjera antiligjore, janë pjesë e partive marksiste-leniniste, kurse rruga e vetme e partive demokratike në një sistem demokratik, mbetet vota e lirë. Gjithçka ndryshon me votë në demokraci, dhe me vullnet të lirë. Ti imponosh një qeverie, një kryeministri, një kryetari bashkie, apo një kryeprokurori, të largohet sepse “kështu duam ne të opozitës”, është njëlloj, sikur të ringjallet edhe njëherë  Revolucioni bolshevik dhe “Lenini në Tetor”./ Javanews

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut