'Guida' kulturore/ Edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Teatrin Migjeni, pjesa ‘Koncert’ në Teatrin Eksperimental

'Guida' kulturore/ Edicioni i 9-të i festivalit ‘Luleborë’ në Teatrin Migjeni, pjesa ‘Koncert’ në Teatrin Eksperimental

Në 1 dhe 2 nëntor, në orën 11:00, në teatrin “Migjeni” në Shkodër mbahet edicioni i nëntë i festivalit “Luleborë”. Festivali sjell përpara publikut artëdashës krijimet e reja muzikore që ndjekin traditën e këngës së autorit të lëvruar në qytetin e Shkodrës. Gjithashtu, ky aktivitet ka si qëllim emancipimin e këngës së trashëguar, duke e sjellë atë në kohë përmes teknikave moderne të aranxhimit dhe produksionit bashkëkohor.

“Kosovo Albania Theatre Shoëcase” vijon në 1 nëntor me disa aktivitete. Në orën 10:00 – 11:30  në “ArTurbina (400)” do të mbahet një diskutim publik: Eurodrami – rrjeti evropian për dramën në përkthim. Në 11:30 – 13:00 do të flitet për rijetëzimin e tregut ndërkombëtar të teatrove. Në orën 15:00-16:30 në qendrën kulturore “Tulla” do të mbahet një performancë teatrore, për të vijuar më pas me dy shfaqje të tjera. Në orën 18:00 me pjesën “Koncert” në Teatrin Eksperimental dhe në orën 21:00 me performancën “Vassa Zheleznova” në ArTurbina.

“Moneybee” titullohet ekspozita e çelur në galerinë “Zeta” nga Redina Qose dhe Miriam Schmid. Ekspozita e çelur në 30 tetor do të vijojë të qëndrojë e çelur deri në 10 nëntor.

Shfaqja “Grerëza” do të vijë në skenën e teatrit “Zihni Sako” në Gjirokastër në 1, 2 dhe 3 nëntor në orën 19:00. Me regji nga Eraldo Malaj, interpretojnë aktorët Ina Zoto dhe Asiana Koka.

“Verë dhe histori” vijnë bashkë në një festival tre-ditor në Berat, nga 31 tetori deri në 2 nëntor. Të interesuarit mund të shijojnë verë, kulinari, muzikë të mirë dhe të njohin tradita dhe histori në aktivitetin që do të mbahet çdo ditë nga ora 16:00-19:30 në bulevardin “Republika” të qytetit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot

Ironia e Spahiut: Partitë të mos shkruajnë programe, sepse populli nuk i lexon dhe harxhoni letra kot